Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga freespirit datë 19 Dhjetor 2005 - 04:40:

ZOTI!

Ma dha truri te shtoj edhe dicka. Kur themi zoti sbehet fjale as per kisha as per xhami e as per ikona. Behet fjale per natyren dhe egzistencen e zotit si e konceptojme ate. Filozofet dhe shkencetaret me te medhenj te botes kane vrare trurin deri tani dhe do te vazhdojne per te gjetur te verteten ne fund te fundit te gjithe mundohen te provojne egzistencen ose jo te tij. Me fjale te tjera egziston mundesia qe te egsitoje. Nganjehere kur shikoj qielin me yje dhe meditoj e ndiej prezencen e nje force me te madhe e me te forte nga ne. Dhe nganjehere me shkon mendja dhe mendja dhe them po sikur toka te jete nje organizem dhe njeriu nje qelize. Si mund te dime se sjemi ? Nuk mundemi. Ndonje nga ju ka te njejtat mendime? Skeni menduar ndonjehere se pse jam ky qe jam dhe pse pikerisht ne kete vend dhe kohe? E pra te dashur miq ka shume pyetje qe smund tu japim pergjigje. Dhe une mendoj se te gjithe ndodhemi te zhveshur para te panjohures dhe ata qe hiqen si me te forte te cilet nk u perulen ikonave jane me te dobtit dhe mundohen te bindin veten dhe ti japin kurajo asaj.
pershendetje


Postuar nga Auberoni datë 20 Dhjetor 2005 - 23:58:

>>...Une besoj edhe fjalet e Krishtit edhe fjalet e Muhametit...<<

Ja qe kjo nuk eshte e mundshme. Ose duhet te besosh se Krishti eshte djali i Zotit ose se nuk eshte. Nuk ka alternative tjeter.

Ti deshiron te jesh besimtar kosmopolit \ Post-Modern; te ngritesh mbi dogmat fetare, te mos iu dorzohesh relikteve fetare kufizuese e harron (qellimisht) se pikerisht thelbi i religjionit vie nga keto dogma; Erazmi kete do ta quante Lavderimi i Moria-s.

>>...Po qe se Zoti, do te kete nje vellim apo siperfaqe, atehere ai nuk eshte zot...<<

Po pra; momentin qe dicka deskriptive do te thuhet per Te; atehere Ai do te pushoj te jete Zoti. Ai pershkruhet me none-descriptivitet.
A e dikton se sa i varur je nga konceptet fetare te cilat i ke te ngulitura ne mendje e ne anen tjeter ke drejtuar asipratat tek transcendentalja; te ngritesh pertej, te besosh edhe Muhamedit edhe Krishtin e drejt tek Ai.

Por, harron logjiken e thjeshte. Free Spirit thote

>>...Behet fjale per natyren dhe egzistencen e zotit si e konceptojme ate. Filozofet dhe shkencetaret me te medhenj te botes kane vrare trurin deri tani...<<

qe korrespondon me postin tend; Kosmopolitan.

Nuk ka ketu se si e konceptojme ATE sepse nuk e kemi lirine per nje gje te tille. Duhet te i permbahemi none-deskriptivitetit te Akuinskit, (paprekshem, papare, patrup, panatyre, pavellim, pafundshem) e brenda ketij dimenzioni nocionesh te krijojme nje raport me Zotin. Por, vete keto koncepte te shpiejne ne anomali prej qendrimi.

Pra; Zoti u be i njohur per njerezit nga Profetet. Profetet na thane se Zoti eshte i gjithe\gjithe dhe se njeriu i thjeshte nuk mundet ta kuptoj Ate. Njeriu i thjeshte varet nga Profeti sa i perket Zotit. Nuk mund te bejme metamorfoza e hibride; kjo po me pelqen ne Islam e kjo ne Krishterizem. Duhet te i permbahemi njerit; edhe kur jane ne kontradikte me njeri-tjetrin. Logjika e thjeshte: Zoti vjen nga profetet dhe religjionet, ne nuk kemi burim tjeter njohurish mbi Zotin. Nese i beson Muhamedit; ai thoshte se eshte profeti i fundit, keshtu, per popullaten muslimane te planetit toke, vlen Kurani.

E di; njeriu dita-dites po vetedijsohet; dituria qe dikur vendosi fatin e luftes se dyte botrore, sot nje student fizicient me pajisje te duhura mund ta ndertoj.

Kur e kane pytur Muhamedin se kush do te jete musliman me i mire, ata ekzistues apo ata qe do te vijne ne te ardhmen, ai tha se keta qe do pasojne sepse nuk do ta shohin Muhamedin e prape do te besojne ne Allahun.


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2005 - 01:58:

Jam shume i kenaqur qe filozofia ime tanime me ka mesuar mbi njohjen ndaj njohjes dhe Zotit, tanime njoh shtresen e kores se tokes, dhe misionit te tij, tanime njoh rregullat per njohjn dhe respektin ndaj Zotit, tanime njoh gjithcka qe eshte e bukur ne suaza te Zotit. Ai eshte nje substance qe ndodhet kudo, dhe nje emer qe sundon te tere rkijimin e universit..


Postuar nga freespirit datë 21 Dhjetor 2005 - 03:19:

Cdo njeri mund te zgjedhi vete se cfare te besoj dhe ne cmenyre te adhuroj, zotin, natyren, etj Zotin ne mund ta konceptojme me aq sa mundim perderisa kemi krijuar dhe gjithe keto fe te cilat pak a shume kane nje natyre dhe flasin per natyren e Zotit. Ne jemi munduar ta konceptojme si nga ana fetare dhe filozofike me aq sa kapacitet kemi. Thelbi i asaj qe kam dashur te them eshte se panvaresisht se cfare besojme ne te gjithe jemi te zhveshur para se panjohures. Te gjithe mendojme dhe vrasim trurin dhe smund te themi se ata qe besojne jane me te dobet sepse po ta mendojme te gjithe jemi te tille. Ata qe besojne jane me te forte sepse le te mos te harrojme faktin se feja eshte disipline dhe u ka ndryshuar jeten dhe u ka dhene shprese mijra njerezve. Merr p.sh. nj shembull ekstremist, ata qe vrasin veten per zotin nuk u dhimset jeta sepse besojne verberisht dhe keta njerez mund te jene cdo gje por jo te dobet. Une nuk besoj tek fete sepse mendoj se jan prodhimtaria e njeriut por besoj se zoti egziston ose me mire te them nenndergjegjia ime beson.
pershendetje


Postuar nga volter datë 27 Dhjetor 2005 - 01:43:

Zotit tani po i them : Falenderit per te gjitha, bere gjithcka te bukur per mua, qe une ta ndjej me shpirt te etur, bere cfare bere me prure tek deshira ime.. e tani po realizojme deshiren tone me nje admirim te pershtatshem.. dhe po luajme me turistin dhe teatrin e mendjes si asnjehere me pare ! 'paqe' , pra gezuar per ditelindjen time!

naten e mire


Postuar nga volter datë 22 Janar 2006 - 23:23:

Jam shume i gezuar qe Perendia njeh te ardhmen, por nuk jam i gezuar qe kete te ardhme nuk ma tregon dhe mua. Sa me shume qe njoh perendine, aq me teper me shtohet puna per te definuar te tere si nje qenie e domosdoshme.

.../(..)


Postuar nga naimi datë 23 Janar 2006 - 04:23:

Zoti

I dhuron urtesin atij qe do , e kujt i eshte dhene urtesi ,atij pra i eshte dhuruar mirsi e madhe .


Postuar nga volter datë 23 Janar 2006 - 17:18:

Zoti eshte i perhershem, mbase eshte i perhershem, perse krijoi te perkohshmen? Testet filozofike dalin qe imagjinata e Zotit duhej te dilte ne shpikjet dhe krijimet e tij, si ne krijimet natyrore ashtu edhe ne ato frymore. Tani lind nje pyetje tjeter. A ekziston koha e perherhsme te Zoti? Ose perse koha eshte e caktuar vetem per njeriun? Ndersa per te tjere nuk ekziston?! Nese i futem kesaj, sigurisht do te duhet qe ta derrmoj filozofine bythekrye, e pastaj t ia nxjerr bojen e duhur.,..

Te marrim njeriun> Njeriu u krijua nga ideologjia etike e Zotit. Cfare e shtyri Zotin qe t'ia japi si dhurate jeten, krijeses frymore dhe mendore - njeriut?!

Te marrim Zotin> Zoti u krijua nga hyjnorja e ideologjise se vet. Kur e them kete une kuptoj qe ai eshte krijuar i pari, dhe fill pas Tij eshte krijuar bota me sistemin e tij te perkryer. Cfare e shtyri Zotin dhe ideologjine e vete te krijoje: natyren si art; njeriun si qenie mendore; kafshet si qenie dehese jo mendore?

filozofi e perdhosur mendore!
...


Postuar nga Isra datë 23 Janar 2006 - 18:01:

Plloshtan, sa me shume te persiatemi rreth ekzistences se Zotit aq me shume do te ngaterroheshim, do te gaboheshim dhe do te binim ne mekat, nese bejme percaktime qe sna takojne...si psh?

Ti thua:
Zoti u krijua nga hyjnorja e ideologjise se vet.. - si mund ta kuptoj une kete?

Nga librat hyjnore, si nga Bibla dhe Kurani, nuk thuhet ne asnje vend qe ai eshte i krijuar...
Ai eshte pa fillim dhe pa mbarim, Ai ESHTE i perhershem, i pavdekshem, sepse tek Ai nuk ndikon koha, sepse Ai nuk eshte as koha, as hapesira as vendi dhe nuk ka nevoje per asnjeren nga keto....

"Asnje send nuk eshte si AI" - (Kuran)


Ti pyet, se a ekziston koha e perhershme te Zoti dhe pse eshte caktuar per njeriun dhe per te tjeret nuk ekziston??

Mendoj se koha vetem per njerezit ekziston, sepse njeriu eshte krijuar qenie me llogjike dhe si rrjedhoje ajo kohe i eshte dhene per tu provuar, sesi do ta jetoje jeten e tij, cfare vleresoi ne jete, per cfare luftoi dhe ne fund do te mare ate qe meriton, ndaj koha ehste cekan mbi koke.....bombe me sahat....


megjithate....te kuptoj se ku do te dalesh..


Postuar nga volter datë 23 Janar 2006 - 18:35:

E njeh njohjen ndaj njohjes isra!

Ti thua:
Zoti u krijua nga hyjnorja e ideologjise se vet.. - si mund ta kuptoj une kete?

- Ja si mund ta kuptosh ti kete: se Zoti eshte krijuar nga vetvetja, d.m.th (hyjnorja e ideologjise se vete; ne filozofi quhet zoti eshte krjiuar nga vetvetja, ne e dime qe nuk erdhi perpara bota e pastaj Zoti, por ishte Zoti e erdhi bota.) Bibla dhe Kurani thuan qe zoti eshte i krijuar, por varet se si do e kishe kluptuar ti kete. Kur thuhet krijuar, do te duhet te kesh parasysh krijimi ndaj vetvetes, bartes dhe titullar mbetet i krijuari.

--

Ti pyet, se a ekziston koha e perhershme te Zoti dhe pse eshte caktuar per njeriun dhe per te tjeret nuk ekziston??

- Une shume bukur e sqarove kete, por e di qe ti s e ke marre mbi lekuren tende si njohje ndaj njohjes kete qe kam thene , por vetem se je bazuar ne fjalet e Bibles dhe Kuranit, dhe deshmon te njejten mendim por i mbeshtjellur me nje koherence tjeter.. Une them qe koha per zotin eshte e perhershme, ose ne anen tjeter nuk ekziston! Une shume bukur kam llogaritur ne leximet filozofike qe koha eshte e dedikuar vetem per njeriun, por qellimi final i asaj ku dua te dali une eshte, se njeriu perse mbetet ne koherence te ndryshme dhe ne perberje te ngjashme me Zotin??! Kete perberjen kuptoje si nje dizajn qe eshte e specifikuar vetem per njeriun ne raportin qenesor ..

serish filozofi e perdhosur..

(nga mund ta di une, qe ti me ke kuptuar mire ne kete qe kam shkruar)


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.