Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Nje cudi e madhe kjo menyre e frikes se perhershme nga armiku. Serbi, greku, italiani, bullgari e rumuni, nuk na duan. Por kjo lloj politike eshte vetevrasese, per mendimin tim. Kur je ne nje grup dhe te gjithe nuk te dashkan, dicka duhet pare tek ti se pari.
Une nuk i besoj keto pallavra qe se paku demtojne pikerisht ne.
Eshte e natyrshme qe te kete te tilla mendime midis grupeve te caktuara tek fqinjet tane.
Interesi gjeneron perhere ide dhe fantazmagorira.
Mua me shqeteson propagandimi i ketyre ideve nga vete ne, sic eshte rasti i artikullit te mesiperm. A nuk do te ishte me praktike, injorimi dhe heshtja dhe ne anen tjeter puna kembengulese per te rritur cilesine brenda nesh?
Ja e zeme se shqiptaret jane te ardhur nga Kaukazi. Kujt i plasi bytha? Mos do te vije dikush e ti deboje nga trojet ku jetojne? Boo.
Turqit jane te ardhur, por do te jene atje ku jane ne jete te jeteve. Sllavet jane te ardhur, por mos valle do dale dikush e ti deboje? Sllavet makedonas jane te ardhur, por kush do ngriohet e t'ju thote: Ikni ju tani se duam ne te jemi ketu.
Pordhe me rigon.
Ne anen tjeter, vertet mendoni se dikush ne Greqi, apo makedoni e beson se Shqiptaret jane te ardhur nga Kaukazi? Qe te zere vend nje politike duhet te jete pak, te pakten fare pak e besueshme. Keta shqiptare qe kane nje gjuhe te tyren qe nuk ka lidhje asnje fije me sllavishten e kaukazit, si paskan ardhur qe andej?
Se fundi, politikat e luftes perpetua me fqinjet sjellin dobi vetem tek antishqiptaret, jane pseudopatriotike.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Te flasesh per bashkimin eshqiptareve ne nje shtet te vetem, eshte nje gje pak a shume poetike per kohen ne te cilen jetojme.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Per kohen qe po jetojme?? Cfare kohe po jetojme qe qenka kaq speciale.
E shoh plotesisht te mundur bashkimin.
Bashkimi me Kosoven nuk eshte fare poezi, por nje realitet plotesisht i mundshem. Kosova pas 10 vjetesh mund te jete nje shtet i stabilizuar dhe i njohur nga te gjithe. Hapesira Shqiperi-Kosove mund te jete nje hapesire mbareshqiptare ku bashkejetesa e shqiptareve eshte nje realitet. Kufiri do te jete i dukshem vetem ne google map dhe askund tjeter. Ne keto kushte, bashkimi politik do te ishte dicka fare formale.
Maqedonia eshte nje eksperiment qe mund te mos i rezistoje kohes. Nqs edhe ajo copetohet, fare mire edhe ajo pjese ku ka shqiptare mund t'i bashkangjitet kombit. E natyrisht qe do te prishen ca ekuilibra, po c'na duhet ekuilibrat qe mbahen ne kembe vetem nga shqiptaret?!
Keto nuk jane endrra, por realitete. Enderr dhe poezi do te ishte Cameria, apo shqiptaret e Malit te zi. Ne keto dy zona shqiptaret e mbetur ose jane asimiluar, ose nuk kane asnje deshire per t'u bashkuar me pjesen tjeter.
Me falni po do e bastardoj pak temen. Kjo puna e bashkimit Shqiperi - Kosove me duket si deshire per ta patur me te madh kur ke probleme ereksioni. Ca te duhet me i madh kur se ngref dot?
Emigranteve i duket zgjidhje e mire bashkimi, me shpresen se do gjejne prehje tek nje vend me i madh. Kur nuk gjeten prehje tek Shqiperia 28000 km2 cfare do i shtohet me Kosoven? E ben me te jetueshme Shqiperine? Do kthehet ndonjeri prej jush? Apo duhet per krenari qe nuk vijme nga nje vend krejtesisht i falimentuar. Praktikisht Shqiperia dhe Kosova bashkepunojne, por teorikisht nuk jane te bashkuara. Ju pengon kjo gje te ktheheni te punoni atje? Apo si italianet e amerikes qe mbajne flamurin ne dyqan dhe s'dine te flasin dy fjale italisht?
Per ate artikullin qe vuri AngelDevil, mund te them se jam nje nga ata qe mendon se Shqiperia nuk ka aresye te ekzistoje as vetem, jo me e bashkuar me Kosoven. Dhe s'kam qene as ne Beograd as ne Athine per te marre direktiva. Fshati qe duket nuk do kallauz. Perkundrazi, eshte hipokrizi te shash ne mengjes politikanet dhe ne mbremje te kerkosh bashkim me Kosoven. Abraham Lincol thoshte "Nje shtet ka kuptim vetem kur perfaqeson vullnetin e qytetereve te vet". Juve pranoni nga nje ane qe ata politikane dhe ai shtet nuk iu perfaqeson (me perjashtim te ndonjerit qe eshte kapur me politiken dhe ka interes te thote te kunderten), por nga ana tjeter pretendoni se Shqiperia eshte shtet. Te bashkohesh me Kosoven ne keto kushte eshte sikur te ngelesh shtatzane duke qene me infeksion ne spital. Edhe sikur te pjellesh, do nxjerresh nje femije deficient qe s'ka jete te gjate. Pra, optimistet mendojne se do bashkohet stabiliteti mendor i Kosoves me avancimin kulturor te Shqiperise. Po sikur te bashkohet instabiliteti i Shqiperise me prapambetjen mysliman-kulturore te Kosovareve? Pa llogaritur qe nga te dy anet e kufirit korrupsioni ben namin, veçse ne Kosove arrestuan guvernatorin e bankes qendrore, ndersa ne Shqiperi nuk leviz asnje qime ne oligarki.
Kshu pra, mendoj se egos vetjake duhet ti lere vendin llogjika. Bashkimi me Kosoven eshte enderr qe e kane te gjithe (edhe une). Madje mbeshteta investimin e autostrades se Sales se ishte me interes kombetar (edhe pse u fry dukshem kostoja). Por bashkimi do vije vete ne kohen e duhur, nga bashkimi kulturor dhe ekonomik. Nuk me pelqen aspak te flitet per bashkim istitucional apo politik sepse Shqiperia nuk duhet te ekzistoje fare istitucionalisht. Eshte vetem nje farse e mbajtur ne kembe nga njerez aventuriere qe duan pushtet. Jane 10 uje e 1 kos si i thone. 10 per vete e 1 per kombin. Ti japesh 20 ne dore do mendojne 19 per vete e 1 per popullin.
Me Romen e Athinen mos u hani fare se (me gjithe difektet qe kane) jane kultura shekullore, ne daç ushtarakisht, ne daç istitucionalisht, ne daç historikisht. Shqiperia nuk i vjen as te maja thojit tradites romane te drejtesise. E ben akoma drejtesine me urdher te kryeministrit (per sa mund te quhet drejtesi pushteti ekzekutiv).
Te ngresh probleme te paqena jane ereksione prej viagre, keshtu me duket mua.
Nuk kam degjuar ndonjhere une qe dikush te thote qe do kthehem ne Shqiperi kur ajo te bashkohet me Kosoven. As nuk kam degjuar ndonjehere qe me bashkimin me Kosoven do te ndreqe korrupsionin kendej apo andej.
Ajo qe thash une (meqe une e hapa si objekt) ishte qe me duket se po vdes edhe enderra, nqs pretendojme ka pasur ndonjehere ndonje enderr qe ekziston ne koshiencen kombetare.
Tani Milot, fajtoret apo emigrante te tjere interneti kapen pas atyre qe une i quajta utilitete te kohes dhe qe jane bashkimi Europian, korrupsioni apo ku e di une. Po te mendojme keshtu asnjehere s'do te jete koha per bashkim.
Anarkizmi do te vije atehere kur te vije ne te gjithe boten. Deri atehere Shqiperia duhet t'i shikoje interesat e saj si Shqiperi, e jo si Greqi apo Serbi.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ke nxjerre nga konteksti ate qe kam shkruar une. Ore ke lexuar vetem kete pjese.
Bashkimi me Evropen eshte nje kocke tjeter qe i hidhet mediave.
Por te vesh ne antiteze bashkimin me Kosoven apo me Evropen eshte sikur te zgjedhesh mes izolimit apo hapjes me boten. Nuk eshte ndonje qejf i madh per shqiptaret ti kthehen izolimit dhe te injorojne Evropen. Perkundrazi, kane shpresa se padrejtesite e shtetit te vet do ia zgjidhe Evropa. Nese keto te duken probleme qe nuk ekzistojne atehere kerko aresyen pse ke lene Shqiperine e begate per te dhene direktivat e bashkimit prej se largu.
Italianet thone "E facile fare il ricchione col culo degli altri". Keshtu dhe kjo puna e atdhetarizmit emigrativ. Emigranti akoma s'ka mundesi te votoje por mendon me ke duhet te bashkohen ata qe jetojne ne ballkan. A nuk eshte mire te mendohet per bashkime te thjeshta si fillim, si puna e bashkimit te 2 milione emigranteve duke pasur mundesine e hedhjes se nje vote? Apo ke besim se kosovaret do bejne zgjedhjen e duhur me voten e tyre dhe ti nga larg do shikosh Shqiperine e madhe?
Megjithese, ca flas dhe une, koncepte demokracie, kur ketu muhabeti eshte te behemi Shqiperi e madhe...
Sikur te ishim pjese e Shqiperise, ne qe per 10 vjet nuk do dime me as shqip (se mos e dime tani xhanem, lexo si shruajne shqiptaret ne forum). Prandaj them qe duam ta kemi te madh andej poshte, pavaresisht se s'kemi lidhje nervore per ngrehje. Lidhja minimale do ishte hedhja e nje vote. Ky do ishte bashkim dhe jo dokrrat territoriale me Kosoven, kur praktikisht Kosova bashkepunon ne cdo fushe me Shqiperine.
Ka dy probleme qe shoh une ne kete arsyetim.
I pari eshte qe ti e konsideron Europen si nje entitet qe vepron me parime. E verteta eshte Europa eshte nje kurve dhe asgje me shume. Europa do t'i kishte lene kosovaret te dergjeshin rrugeve, atehere kur serbet i perzune nga shtepite, po te mos kishte qene Amerika.
Pra, me fjale te tjera, ajo qe po them eshte qe nqs Europa vihet para nje fakti te kryer, s'do t'i behet shume vone, nese bashkohen apo ndahen shqiptaret. Behet fjale per atehere kur te jene kushtet, jo javen tjeter. Por kushtet asnjehere nuk plotesohen, nqs nje vullnet kombetar zhduket apo coroditet pas hyrjeve apo daljeve ne Europe.
Problemi i dyte me arsyetimin tend eshte tipik ad hominem. Ke shume problem kur emigrantet shprehin nje mendim per vendin e tyre. Nje mendim mbetet i drejte apo i shtrember, pavaresisht se kush e thote. Dhe une ketu diskutoj vetem mendimin tim apo tendin, te tjerat nuk kane rendesi.
Plus qe po te them, qe emigrantet ndoshta jane me shume ne gjendje te diskutojne per keto gjera, sesa ata qe banojne ne Shqiperi. Ata qe jetojne atje jane te mbytur me problemet e dites, spitalet, pluhuri, rruget dhe sorrollatje per nxjerrje certifikatash. Ne te tjereve qe jemi larg, e kemi mendjne pak me te qete nga keto ane, prandaj kemi edhe luksin te japin dy lek mendim.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Europa do t'i kishte lene kosovaret te dergjeshin rrugeve, atehere kur serbet i perzune nga shtepite, po te mos kishte qene Amerika.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Deri sa jane 5 milion shqiptare, pse te mos jene bashke dhe le te hane koken me njeri tjetrin me keq se c'po e hane.
Citim:yep, nothing substitutes the experience
Po citoj ato që tha Fajtori
Boh, kete se kuptoj. Dhe besoj se keto gjera i takojne ti vendosin ata qe luajne me jeten ne veten e pare. Jo ne qe flasim ne veten e trete nga ngrohtesia e emigracionit.
E kam thene dhe e them. Emigrantet jane forca me e rrezikshme per zhvillimin e Shqiperise. Jane krejt te perjashtuar nga zgjedhjet e atij vendi dhe sillen te papergjegjshem. Shiko muajin Gusht qe kthehen. Ka vetem aksidente dhe vrasje cdo dite. Deshmi e faktit qe sado Shqiperia te beje ndryshim, emigrantet e rikthejne mbrapsh sepse nuk arrijne ta kuptojne ndryshimin. Ne menyre analoge ajo qetesia e gjykimit nga larg eshte e rrezikshme. Mund te duket film jeta e atjeshme por eshte jete reale. Me mire sesa e vlereson ai qe ka hallet e perditshme ne Shqiperi nuk e vlereson dot askush prej se largu. Ai e di cfare vizash i duhen dhe sa buke i jep bashkimi me Kosoven. E ndoshta nuk e vret mendjen fare per antitezen Kosove-Evrope se gjerat do behen kur ti vije vakti.![]()
Shqipëria në prag të heqjes së vizave
Deputetë të Parlamentit Europian mendojnë se Shqipëria dhe Bosnja i kanë plotësuar kushtet teknike për heqjen e vizave të udhëtimit për në hapësirën Shengen.
Sipas tyre ka ardhur koha që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.
Shqipëria dhe Bosnja duket se i kanë plotësuar mirë dhe shpejt edhe detyrat e fundit që ekspertët e Komsionit Europian kishin identifikuar 3 muaj më parë si pengesa të fundit për t’i hapur rrugën vendimit politik të Bashkimit Europian për heqjen e vizave.
Eurodeputetja sllovene, Tania Fajon është shprehur të enjten se Shqipëria ka shënuar hapa të mira për sa i përket masave të riintegrimit.
Fjala është për regjistrimin, sistemimin e banimit, punësimin e atyre që kapen si të parregullt në hapësirën e BE dhe kthehen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së ripranimit.
Edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kan bërë progres të mirë—është shprehur Fajon.
Lidhur me luftën kundër korrupsionit, e konsideruar si thembra e Akilit për integrimin e Shqipërisë, eurodeputetët mendojnë se përpjekjet janë intensifikuar.Si një hap pozitiv në këtë drejtim shihet fillimi i zbatimit të ligjit antimafia me sekuestrimin e disa pasurive gjatë muajve të fundit.Autoritetet shqiptare i kanë mirëpritur opinionet e shprehura në komisionin për punët e brendshme të Parlamentit Europian ditën e enjte, njofton korrespondenti i BBC-së.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni u shpreh se liberalizimi i vizave është tashmë një realitet, por autoritetet në Tiranë janë të vetëdijshëm që hapi tjetër mbetet ai i hapjes së negociatave për statusin e vendit kandidat për në BE.Raporti përfundimtar i ekspertëve të Komisionit Europian është parashikuar të paraqitet brenda muajit shtator dhe pritet që të jetë pozitiv si për Shqipërinë ashtu edhe për Bosnjën.Gjasat janë që, ashtu si një vit më parë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, heqja e vizave të zbatohet nga fundi i muajit dhjetor.
(BBC)
Nje medrese ne Prishtine qenka kthyer ne harem.
Kam degjuar boll per hoxhallare dhe te tjere drejtues islamike qe abuzojne ne gjithfar lloj menyrash, por qe edhe vajzat myslimane i pergjigjen thirrjes se natyres, kete akoma nuk e dija.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=191457
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nje medrese ne Prishtine qenka kthyer ne harem.
Kam degjuar boll per hoxhallare dhe te tjere drejtues islamike qe abuzojne ne gjithfar lloj menyrash, por qe edhe vajzat myslimane i pergjigjen thirrjes se natyres, kete akoma nuk e dija.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=191457
Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinion për Shqipërinë e Bosnjen
Komisioni i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar me 43 vota pro, 3 abstenime, dhe 2 kundër, opinionin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për Shqipërinë. Ky projekt raport pritet të votohet më 15 shtator në Parlamentin Europian.
Gjatë seancës ky kaloi edhe provimi i pare per vizat, nuk pati diskutime.
Vendimi erdhi pas mendimit qe i kerkohej Komitetit të Jashtëm lidhur me propozimin legjislativ të Komisionit Europian për kalimin e dy vendeve të rajonit në të ashtuquajturën listë e bardhë Shengen.
Prova e radhes do te jete ne komitetin pergjegjes, për Çështjet e Brendshme, Lirisë dhe Drejtësisë, e më pas miratimi i draftit në seancë plenare të fund shtatorit ose tetorit.
Mora vesh qe Star Airways nuk kryen me fluturime dhe se eshte duke anulluar fluturimet njeri pas tjetrit (deri tani jane anulluar fluturimet deri me date 12 shtator)! Nuk e kuptova mire arsyen cila ishte, aq me teper nese situata do marre nje zgjidhje apo do te anullohen te gjitha fluturimet qe duhet te kryente ne te ardhmen (duhet me e mor vesh se kam pre bileten me date 24 shtator per Shqipni )
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Mora vesh qe Star Airways nuk kryen me fluturime dhe se eshte duke anulluar fluturimet njeri pas tjetrit (deri tani jane anulluar fluturimet deri me date 12 shtator)! Nuk e kuptova mire arsyen cila ishte, aq me teper nese situata do marre nje zgjidhje apo do te anullohen te gjitha fluturimet qe duhet te kryente ne te ardhmen (duhet me e mor vesh se kam pre bileten me date 24 shtator per Shqipni)
Ne fakt eshte hipoteza me e mundshme...Cmimet ishin teper konkuruese dhe Star Airways po fitonte goxha pike me sherbimin e vet. Si pergjigje per situaten, sic mund te pritej, Belleair rriti cmimet menjehere per tu ardhur ne ndihme shqiptareve qe kane ngelur keq...
Dhe nuk besoj do fluturoje NS,sepse e kane bllokuar komplet..vdesin shqiptaret per monopole....dhe nuk japin arsye...deri pardje i nxorren ne TV,ata te shkretet qe kishin nja 4 dite qe prisnin ne Rinas,dhe askush su jepte pergjigje....
u pa puna...do pres nese do kete ndonje ndryshim deri nga e marta, perndryshe duhet me ble bilete tjeter...vaj halli per kto pune!
nqs se ke blere bilete me ta a nuk e rimburson prap bileten ?
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Mora vesh qe Star Airways nuk kryen me fluturime dhe se eshte duke anulluar fluturimet njeri pas tjetrit (deri tani jane anulluar fluturimet deri me date 12 shtator)! Nuk e kuptova mire arsyen cila ishte, aq me teper nese situata do marre nje zgjidhje apo do te anullohen te gjitha fluturimet qe duhet te kryente ne te ardhmen (duhet me e mor vesh se kam pre bileten me date 24 shtator per Shqipni)
e vertete! Fare thjesht mund ti vendosej nje date kufi qe ti jepnin nje zgjidhje problemit dhe te mos pritej asnje bilete pas asaj date derisa te ishte siguria qe cdo gje ishte rregulluar! per vete psh (si shume te tjere qe kane pre biletat ne ditet ne vijim mendoj) jam ne dyshim te pres apo jo daten e biletes. Nese nuk nisin fluturimet psh, i bie qe duhet te pres nje bilete tjeter cmimet e te cilave do jene rritur deri atehere, nese e pres bileten deri tani dhe fluturimet fillojne, humb bileten e Star Airways (duke qene se nuk jemi nga ata qe e prejne business class)...
zgjidhja eshte tipike e menyres si i bejme gjerat andej! natyrisht qe ka interesa me te medha sepse fundja konkurrenca nuk eshte kurre e deshiruar, aq me teper ne nje fushen e fluturimeve.
pyes veten cfare do punonte Ryan Air nese futej ne Shqiperi...asgjo, sepse sdo e linin te futej fare
Nqs s'ke prere bilete mos e bej ate gafe. Prenoto me kompanine e pushtetit ta kesh te sigurte fluturimin Stari sbesoj se ngre me koke.
P.s. Po gjete oferte me Alitalian me mire akoma.
Me sa degjova kur isha atje ...... Star eshte Albatrosi ....... e njejta gje ....... nuk besoj se eshte nano pasi sala i ka mire telat me te, jane aleate.
Por ka dhe nje problem tjeter. Sa kompani ajrore mund te perballoje shqiperia???? sepse jane te pakten tre qe lidhen me italine ............, qe sherbejne te njejtat qytete ........... ku do gjenden pasagjeret per te katerten, te pesten????? Cmimet do ulen, po ka nje limit .... Keto kompani nuk eshte se ndajne tregun, psh, njera te kape gjermanine, nje te kape italine e veriut njera te jugut. Keto versulen te gjitha ne te njejtin vend.
p.s. ashtu si operon Ryan air ........ aeroporti i kuksit do ishte ideal per ta .......
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nqs s'ke prere bilete mos e bej ate gafe. Prenoto me kompanine e pushtetit ta kesh te sigurte fluturiminStari sbesoj se ngre me koke.
P.s. Po gjete oferte me Alitalian me mire akoma.
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Amono, edhe ate te kuksit se perdor dot Ryan Air sepse kane dit si me ja pre krahet kto te aeroportit te Rinasit per 30 vjetTe gjitha fluturimet nderkombetare duhet te kryhen nga Rinasi per 30 vjet...Viva i legeni!
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
![]()
![]()
Po per cfare e bene ate aeroport????????? Per te pastru leket??????????????
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
u pa puna...do pres nese do kete ndonje ndryshim deri nga e marta, perndryshe duhet me ble bilete tjeter...vaj halli per kto pune!
Roma Roma Roma, core de 'sta citta, unico grande amore, de tanta e tanta gente, che fai sospira.
amon eee, ktu osh me lexu gjith historikun e kompanise (skena dhe prapaskena) para se me ble bileten
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
perdor austrian pak i shtrenjte por je i sigurt ... nejse ja futa kot se se kam idene ku jeton![]()
NS boheni 3-4 shoke e ia futni ka Kroacia...me 50 euro jeni n'vend , shto edhe panoramen e udhtimit del i fitu.
Nese ke komardare ia fut dhe nga deti
Ns te leverdis te blesh ate bileten 150 euro me Belleair se Stari ska per te funksionuar. Une se di si paskan lene akoma disa qytete te aktivizuar per te shitur biletat online, sepse ketu tek une i kishin fshire udhetimet nga siti i tyre.
Disa miq te mij ndejten 2 net ne hotel ne Fiumicino duke prit Starin dhe asnjeri si jepte pergjigje. Italion keto gjasme.
Praticamete figura di merda come solito
hehe, meqe po flisni per italine.
pak vite me pare ne qytetin council of Monza italy
e paskan bere te ndaluar me ligj per pet owners te mbajne goldfish in a curved goldfish bowl.
reason: its cruel to keep a fish in a bowl with curved sides because, gazing out, the fish would have a distorted view of reality.
marre nga lirbri i ri i stephen hawking, "the grand design" qe nuk po me terheq, meqe e qet zotin irrelevant, of how the universe works, or multiverses in that case.
hajde degjo kta ateistat tani
( pertova dhe nuk dija ta perkthej taman ne shqip)
Sherbim me te qelbur fluturimesh se Italia s'ka kush, perveç linjave shqiptare natyrisht. Dhe me Belleair, qofshi ju qe udhetoni me te.
Air France(derisa zbret ne Roma dhe te hipin ne avionin gati pa ajer te kondicionuar te Alitalia, me nje gote limonate dhe po pate fat nje sandwich te ngrire) dhe Australian Airlines me kane lene pershtypje shume te mira.
Lufthansa eshte Mbreti i Qiellit!
Te pakten ne Europe. Komod nga te gjitha aspektet.
Me pelqen ideja e komerdares...shume me teper ideja e skafit
Ke te drejte Lela, per si po shkojne punet, e kote ta zgjas teper! Thjesht me teper per kuriozitet, doja te merrja diten e hene ate numrin e kontaktit te Stars-it qe ka ne faqen e internetit dhe pastaj direkt do blej bileten me Belleair! Perfundimisht mbaroi epoka e shkurter e Stars-it dhe kush e di sa kohe do kaloje para se te futet nei kompani tjeter ne gjendje te ule cmimet akoma!
po shihja kalimthi low cost-at e vendeve europiane dhe cmimet 20-30 euro te gjitha...ne per 40 min fluturim (praktikisht je siper Barit kur thote po behemi gati te zbresim ne Tirane) na marrin mbi 150 euro!
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Lufthansa eshte Mbreti i Qiellit!
Te pakten ne Europe. Komod nga te gjitha aspektet.
Provoni te udhetoni me Emirates dhe do e shikoni se economy eshte njesoj sikur me qene ne business.
Lajm i fundit ky e
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Provoni te udhetoni me Emirates dhe do e shikoni se economy eshte njesoj sikur me qene ne business.
Lajm i fundit ky e![]()
British dhe Lufthansa jane goxha te mire, por British ka komunikim me shoqeror dhe te afrushem (ne avion). Austriaku eshte aty afer, po ben gjithe ndalesat ne Viene dhe ky qytet nuk me ispiron fare fare.
Air France e kam provuar vetem 1 here dhe nuk ishte keq, por stafi mund te qelloje goxha harbut.
Delta Airlines eshte akoma me televizoret me dioda, por ka ushqim shume te mire.
Alitalia... firme halli. Per Shqiperi pastaj ka pas shume. Belle Air hahet. Skena te paharrushme kam pare me Albanian Airlines, nje avion i vogel me nje ventilator te vogel si ato qe vihen te kruskoti makinave. Pasagjere ishim dy veta, tjetri ishte me rrip metali, floke me rrica me xhel, vetlla te bashkume dhe kepuce me maje. Hostess ishte nje gru 40 vjeç, e mbarume fare, me buzekuq kllounesh te kuq flake, e cila pertonte qamet te levizte nga pozicioni ku binte fresku per ti sherby ketyre dy vetave qe kishin marre avionin. A harrova, avioni kishte perde si neper autobuza dhe kur u ul gjithe sediljet rane si ato makinat me 1 dere. Leje se ishte per film ai udhetim.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Dhe Lufthansa ka sherbim te mire por jo me te mire se AA. Se di ne te ka rastisur te fluturosh me Alitalian: lere qe "taljont" s'benin fare check-in bagazhi por i shihje si dhite e egra duke u shtyre ngaqe donin te hipnin e paret ne avion, me nje grumbull leckash neper duar. Akoma s'kam arritur te kuptoj se pse perderisa vendet ishin te prenotuar. Per mua ai ka qene skenar me vete: jorgane ne mbajtese plastike te tejdukeshme duke i futur ne avion, femije te lemerisur, njerez qe s'ju zinte bytha vend por te shkaperdare e te ç'orientuar, banjo te pista,...35min. me gjate neper qiell ngaqe pohonin qe kishte nje stuhi(kur zbritem s'kishte asnje shenje shiu), 3 dite te tjera per te marre bagazhet...bahhhh.
Personalisht preferoj Bellair, biles ne nje rast me ka ndihmuar shume kjo kompani, U kam telefonuar dhe ata me kane mirekuptuar ne rastin e vdekjes se papriteshme te babit ku me dhane garanci se nuk do ta nisnin avionin nga Parma pa mua, pasi kisha ngecur i bllokuar ne trafik afer Bolonjes. Gjej rastin edhe ta falenderoj publikisht.
Persa i perket Alitalias pavarsisht çmimeve te larta qendron shume me lart se shume kompani te tjera qe kam pasur rastin te frekuentoj.
i bona naften, preva bileten me Belleair para se te ngrihen cmimet me teper...kete rradhe shkoi si shkoi! Tani te shoh sa do jete e mundur te mor leket e biletes tjeter mbrapsh. Do jete e forte nese gjejne zgjidhje problemit...do jete nje lajm Last Minute sepse fundja informacione ste japin
Per sa i perket cmimeve, penalizohemi shume nga fakti qe Rinasi eshte aeroport kryesor dhe cmimet nuk besoj se mund te ulen me teper. Se di sa do ndryshoje kjo gjendje pasi qe te hiqen vizat... ishallah futen edhe kompani te tjera ne loje perndryshe nuk do arrihet kurre me ul cmimet. Per sa kohe qe Star Airways po mbante cmimet e uleta Belleair i uli cmimet, gje qe tregon se kjo mund te behet, por vetem nese ka nje konkurrent ne kete fushe! Te shpresojm se futet ndonje kompani serioze...dhe te arrije te kaloje burokracite tona
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
i bona naften, preva bileten me Belleair para se te ngrihen cmimet me teper...kete rradhe shkoi si shkoi! Tani te shoh sa do jete e mundur te mor leket e biletes tjeter mbrapsh. Do jete e forte nese gjejne zgjidhje problemit...do jete nje lajm Last Minute sepse fundja informacione ste japin
ishte lajm i fresket fare kur e shkrujta...sapo kisha shtyp butonin e blerjes
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ishte lajm i fresket fare kur e shkrujta...sapo kisha shtyp butonin e blerjes
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Persa i perket Alitalias pavarsisht çmimeve te larta qendron shume me lart se shume kompani te tjera qe kam pasur rastin te frekuentoj.
Faje ti e lajmerove ? :P
Papandreu: Tirana të mbrojë minoritetin
Është një çështje tepër serioze dhe nuk vlerësoj se këto ngjarje janë thjesht të rastësishme. Për fat të keq shohim fenomene të ngjashme, të një shpërthimi të nacionalizmit nga disa grupe ekstreme, por që fatkeqësisht ndikojnë në konkludime politike që kanë si qëllim të vënë në shënjestër minoritetin grek në Shqipëri, siç ishte ngjarja tragjike e vrasjes së Aristotel Gumës, por edhe veprime të tjera që tregojnë një qendrim armiqësor. Për ne është një çështje tepër serioze, sidomos për marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat duam që t’i kultivojmë në një frymë positive”, tha Papandreu.
Është një çështje serioze për ecurinë europiane të Shqipërisë, për arsye se nacionalizmat nuk ndihmojnë në Ballkan, nuk ndihmojnë në vendet fqinje, dhe dua të çoj këtë mesazh drejt palës shqiptare, se nacionalizmat kanë krijuar gjithnjë probleme, jo vetëm mids shteteve, por kanë shkaktuar edhe viktima në njerëz të thjeshtë. Ne këtu në Greqi, kemi bërë një përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, ndoshta ka pasur edhe probleme, ndoshta ndodhen edhe ngjarje, por duhet t’u shmangemi këtyre nacionalizmave. Minoriteti grek është një minoritet që duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar për sa i përket të drejtave të tij. Dhe ky është pozicionimi që qeveria greke do të mbajë”, vijoi më tej kryeministri grek.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=192137&ref=fp
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.