Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Re: Mein Kampf
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shkrimtarit nuk i duhen shume frymezime, nuk i duhet nje barre alkol. I duhet vetem deshira per te shkruar. Nje fare derdhje, pjellje, apo ovulimi qe duhet te ndodhe pavaresisht nga bota. Kjo nuk do te thote qe mendja e tyre eshte autonome. Ah, jo. Eshte krejt si te tjeret, plot me caste magjike dhe impulse sociale, tavolina pijesh dhe buzeqeshje te ngerdheshura. Shkrimtarit i duhet imperfeksioni qe te prodhoje perfeksion. Nuk mund te llustroje kepuce te llustruara. Eshte pluhuri i kohes qe ndez furcat e tij. Prandaj me ose pa shpirtra sublime afer, me ose pa deshira e deshirues, shpirti pjellor do prodhoje dicka, ashtu sic shpirti oportunist nuk mund te prodhoje asgje, teksa pershtatet oportunisht me shoqerine.
Gjithcka ekziston ne kete bote eshte njekohesisht nje plehre dhe nje tulle. Nje mbetje historike dhe nje skele ndertimi. Fundja ndertimet tona ngrihen mbi germadha gjendjesh shpirterore. Aty ku bimesia lulezon mbi dekompozimin e jeteve te vdekura. E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te kemi kujdes mos vdesim. Te ruhemi nga pertharja totale, te lagemi nga pak, sadopak, qofte dhe kalimthi, aq sa mendja jone mos jete nje regjistrim bosh. Ti lejojme botes te lere nje shenje, nje stimul, nje enderr. Ajo enderr pastaj do na terheqe drejt gjendjeve te ardhshme, drejt deshirave dhe endrrave te tjera, te cilat edhe pse jashte orbites se kesaj shoqerie te rendomte, do na udheheqin drejt piramidave shirterore. Ndertesa ku thelbi nuk dihet nga e ka hyrjen, por rezultati eshte i dukshem.
Miredita Gusht i 2011-es.
Ne ciklet varrim-harrim-lulezim une ngulem si heshte. Nuk di ku perfundoj, por di qe trupi im ngulet ne rrathet e drurit tend si plage botanike. Asnje prej nesh nuk di nese kjo eshte e bukur apo e shemtuar. Vetem e jetojme, si formula magjike te nje realiteti pornografik.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.