Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2805 2806 2807 2808 2809 2810 2811 2812 2813 [2814] 2815 2816 2817 2818 2819 2820 2821 2822 2823 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Arrestohen studentët, e shpallën Berishën “të vdekur”
Policia ka arrestuar katër të rinj me akuzën e fyerjes së kryeministrit, për shkak të detyrës
Katër të rinjtë, studentë të shkëlqyer dhe aktivistë të shoqërisë civile. Kishin dalë të protestonin për mungesën e drejtësisë
Patrullat e policisë së komisariatit nr.3 të kryeqytetit arrestuan katër të rinj adoleshentë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme që u kapën duke ngjitur disa postera satirikë që ngjanin si lajmërime vdekje, ku ironizohej me kryeministrin Sali Berisha. Të arrestuarit janë Arlind Kote 22 vjeç, Klevis Bejleri 22 vjeç, Dritan Broka 20 vjeç dhe Geraldo Durdaj 17 vjeç. Katër të rinjtë ishin pjesë të një forumi të quajtur “Rinia Aktive”, si edhe të Parlamentit Rinor.
Berisha: Traktet për vdekjen time, skenar i Ramës
Duke iu drejtuar Prokurorisë, kryeministri është shprehur se të rinjtë duhet të lirohen,
duke u munduar ta kalojë çështjen nga shoqëria civile sërish te politika, Berisha tha se kjo është një “sëmundje” që e ka përhapur kryetari i opozitës.
Katër të rinjtë Arlind Kote 22 vjeç, Klevis Bejleri 22 vjeç, Dritan Broka 20 vjeç dhe Geraldo Durdaj 17 vjeç mësohet se janë liruar pas 48 orë të mbajtur të shoqëruar në komisaritatin nr. 3 të policisë në Tiranë. Ndalimi i të rinjve dhe akuza për “fyerje për shkak të detyrës” solli një reagim të madh në opinionin publik.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2805 2806 2807 2808 2809 2810 2811 2812 2813 [2814] 2815 2816 2817 2818 2819 2820 2821 2822 2823 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.