Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 273 274 275 276 277 278 279 280 281 [282] 283 284 285 286 287 288 289 290 291 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Hienat vijne verdalle. Une e di cfare duan, nuk kam dyshim. Duan mbetjet e kockave te mia. Presin qe une t e vdess. Jane sy shqyer te lexojne cfare behet me dinosauret e post modernizmit. Hiena behemi te gjithe, teksa ushqehemi me kermat e te tjereve. Hienat tani kane boll c'te hane, sepse ne depresionin boteror ka plot levozhga te lena faqeve te internetit per tu pertypur. Ama e ardhmja i perket specieve te tjera, atyre qe rrezikojne dhe ngulin sqepat mbi kallamishte te reja. Tashme eshte e kote te pretendosh te jemi ne vitet 2000. Tani jemi ne epoke te rremujshme. Njerezit nuk duan me jo sepse s'kane ndjenja, por sepse u eshte prishur busulla. Nuk dine cfare do jete fitimprurese ne monedhen e ardhshme shpirterore, kapen pas maskave te internetit qe nuk thone asgje. Prandaj edhe keto forume s'kane me asnje vlere, njerezit largohen dhe gjezdisin ne faqe te tjera pa asnje pike vlere, tip facebook, youtube, etj. Ne fakt qelizat e tyre kerkojne kontakt dhe prodhojne vetem faktore neurotrofike qe terheqin lidhjen pa e lejuar kurre. E tille eshte bota jone virtuale, e tille jane trute qe e popullojne.
Preokupohem per brezin qe do vije, sepse nuk ka njohur kurre spontanitetin virtual. Preokupohem sepse paciperia eshte avantash ne vitet qe jetojme. Big-brotheriste, voice-iste, anal-iste, etj, qe gjemojne te ardhmen sipas formules se njohur perendimore. Asgje e re nga fronti i perendimit. Vecse imitues qe nxiten nga perkohshmeria e fames per te vjedhur sa me shume emer. Njerez qe te vetmin virtyt kane "mediokritetin". Dhe per me teper keta njerez urrejne komunizmin. Pika! Komunizmi do njerez si ata, sepse predikon pikerisht vlerat e njeriut medioker.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 273 274 275 276 277 278 279 280 281 [282] 283 284 285 286 287 288 289 290 291 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.