Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2012 - 10:17:

Perjetim i nje kenge

Kenget vihen ketu sepse njerezit duan te bertasin qenien e vet, momentin, duan te ndajne menyren e te qenit, veten e tyre. Duan te shpallin fort ekzistencen, ne ca momente me shume se kurre. Prandaj, mes shume kalimesh monotone te kengeve qe degjohen gjate dites, disa plluskojne, mbartin ajsberge me te medhenj te vetes. Ato caste koha terhiqet dhe nuk eshte me lineare, sekondat nuk jane me sekonda dhe minutat jane ura mes gjendjeve historikisht te ndashme shpirterore. Ja, te tilla jane kenget. Ndonjehere vijne ne mend papritur. Formohen vargje qe jane degjuar, qe dikush tjeter ka formuar para teje, por qe mbartin thuajse ne cdo cast notat e atij ritmi qe te duhet, ndoshta dhe fjalet, ndoshta dhe imazhet. Ne raste te tilla ne vijme ketu dhe me veshtiresi kerkojme nje vend aq te madh sa per ate moment, kerkojme nje teme forumi qe te kete po aq peshe sa ka momenti yne. Shpesh, kenget perfundojne ne nje thes, ne nje teme, ne nje togfjalesh te zakonshem qe del para syve cdo dite, prapa te cilit pakkush mund te dije c'momente fshihen. Pak fjale dhe pak germa. Pak kod html. Shume mendime qe kerkojne te rrjedhin. Vecse ne momente krizash boterore dhe intelekti nuk shpeton. Rruget e rrjedhjes se mendimit jane te reduktuara. Njerezit mezi kuptojne njeri tjetrin. Mendimet nuk vleresohen dot. Dhe te gjithe jetojme brenda nje prezervativi intelektual qe nuk lejon pllenimin e asnje momenti. Megjithate, vazhdojme te hedhim kenge qe na perkasin, ashtu turpshem, gjysem me momente te plota qe e gjejne veten ngushte ne faqe forumi dhe gjysem ne momente boshe alla facebook-she, thjesht per te treguar sa interesante jemi duke bere dicka tani-tani.



I'll be there, as soon as I can
but I'm busy mending broken
pieces of the life I had before.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.