Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 275 276 277 278 279 280 281 282 283 [284] 285 286 287 288 289 290 291 292 293 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Vizioner datë 14 Gusht 2012 - 00:34:

Angry

Zëri i Amerikës



Opinioni publik në Shqipëri u trondit sot nga një tjetër akt dhune në familjet shqiptare. Një vajzë e re vetëm 18 vjeç qëlloi me armë zjarri dhe vrau kunatin e motrës, Fiqiri Muça, i cili, sipas saj, përpiqej ta trafikonte për prostitucion jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga familjarë të vajzës, 50-vjeçari nga Burreli mësohet se ishte i martuar dhe kishte një familje me 6 fëmijë, megjithatë kjo nuk e pengonte që të shkonte në Kërrabë, një fshat në periferi të Tiranës dhe duke shfrytëzuar lidhjet familjare me të miturën, ushtronte dhunë e presione, duke e ndarë edhe nga i fejuari dhe nga familja.

Kjo ngjarje e rëndë i shtohet listës së gjatë të dhunës në familjet shqiptare. Pak ditë më parë një bari në Shkodër vrau me armë zjarri vajzën e vet të mitur, teksa largohej nga stani për të mos jetuar më nën diktatin e tij.




Një tjetër burrë i dehur vrau me thika gruan pas dyshimeve për xhelozi në Tiranë, dhe pak ditë më parë një nip vrau xhaxhanë për kufirin e pronës në Ballsh. Dhe kështu mund të bëhej një listë edhe më e gjatë me krime të shëmtuara brenda familjes, të cilat nisin me grindje të vogla dhe përfundojnë me vrasje.






Organizatat joqeveritare dhe analistët e pavarur pohojnë se dhuna në familje sa vjen e rritet, kryesisht për shkak të shtypjes së femrave. Nënat nuk kanë pavarësi financiare dhe kjo i bën ata të dobëta përballë burrave që abuzojnë mbi to dhe mbi fëmijët.
Ndër shkaqet kryesore janë edhe grindjet për pronat, krahas papunësisë dhe mungesës së shkollimit.













Shtypi vendas është gjithë kohës i mbushur dhe u kushton titujt e mëdhenj në faqet e para krimeve të rënda dhe dhunës në familje. Por përveç lajmit të përditshëm dhe ndonjë analize mbi dukurinë, nuk shihen më tej të tjera lëvizje nga shteti dhe shoqëria civile për të mbrojtur viktimat, të cilat në shumicën e rasteve janë nënat dhe fëmijët.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 275 276 277 278 279 280 281 282 283 [284] 285 286 287 288 289 290 291 292 293 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.