Forumi Horizont | Gjithsej 303 faqe: « E parë ... « 277 278 279 280 281 282 283 284 285 [286] 287 288 289 290 291 292 293 294 295 » ... E fundit » Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Foto - Lajm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14528)
Itali, goditet në fytyrë kryeministri Berluskoni
MILANO- Një inciden aspak i këndshëm i ka ndodhur kryeministrit italian Sivio Berluskoni gjatë një takimi elektoral. Ai është goditur në fytyrë me mjete të forta, nga një person rreth të 35-tave.
Ende nuk bëhen të ditura arësyet e ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në Piazza D´uomo në Milano, ndërsa Berluskoni ishte duke dhënë autografe.
Mediat italiane njoftojnë se Berluskoni është gjakosur në gojë nga goditja me mjete të forta. Po sipas mediave italiane, kreu i qeverisë, është dërguar në spitalin San Raffaele për të marrë ndihmën e parë. Policia italiane ka mundur të ndalojë agresorin dhe janë duke hetuar mbi arësyet që e shtynë atë të godiste kryeministrin.
Pas bërjes publike të ngjarjes kanë filluar edhe reagimet e para nga politika italiane. Lideri i Partisë Lega Nord, Umberto Bossi e ka cilësuar këtë ngjarje si akt terrorist.
(m.a/BalkanWeb)
Ps Nuk e di pse, por nje incident te tille kisha kohe qe e prisja...
Gjithsej 303 faqe: « E parë ... « 277 278 279 280 281 282 283 284 285 [286] 287 288 289 290 291 292 293 294 295 » ... E fundit » Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.