Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2012 - 12:02:

Te qash ne paqe

Te qash ne paqe eshte lluks qe rralle mund t'ia lejojme vetes. Eshte si te vdesesh ne paqe. Ndodh atehere kur dorezon cdo detyrim dhe je thjesht vetja jote. Te qash ne paqe do te thote mos kesh frike se te shohin, mos rrotullosh syte sipas loteve por te rrotullosh lotet anash syve. Te qash ne paqe domethene te hysh ne dimension tjeter, ne jete tjeter, ku dhimbjen e nje jete ta lesh te rrjedhe. E nderkohe cdo gje qe prek t'i perkase nje jete te re. Te qash ne paqe domethene mos shkruash me rregulla drejshkrimore dhe me mendime rrethanore. Te qash ne paqe do te thote mos jesh as femer as mashkull. Do te thote qe per nje cast mos jesh me njeri, te jesh ne renie te lire, me carqet mbrojtese te dala jashte funksionit. Eh po, te qash ne paqe eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Eshte event i rralle, sepse rralle jemi aq te pafrikesuar nga vdekja dhe nga lotet. Rralle jemi aq njesh me veten, ose aq vetem, saqe cdo qime ne trup, cdo qelize, te respektoje valet e ndjenjave.

Te qash ne paqe ndodh kur cdo tingull dhe cdo prekje merr forme mes levizjesh te avashta. Ndodh kur jeta ka nje paradoks midis dimensionit kohe dhe hapesire, e tille qe nuk mund te vazhdoje. Pra, eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Nje sensacion qe vetem te semuret terminale mund ta kuptojne, sepse njerezit normale nuk mund ti fusin trurit stres te tille qe te mendojne se koha dhe hapesira po mbyllen pergjithmone. Prandaj ato qarjet ne paqe, ato vdekjet per se gjalli, jane i vetmi buton "reset" qe jeta i ofron mendjeve te lodhura. Te vetmet pika ku hapesira dhe koha nuk fiken, por permbysen, si nje rreze drite ne lupen e jetes.

Ne ate pike mblidhen rreze te forta dielli dhe qellon qe digjemi nga vete burimi i jetes.



Sikur te kishte nje imazh do ishte ky:


La primera ventaja, es que cuando el cuento llega al final, no se acaba.

Sino que se cae por un agujero. Y el cuento reaparece a mitad del cuento.

Esta es la segunda ventaja, y la más grande. Que desde aquÃ_ se le puede cambiar el rumbo. Si tú me dejas...Si me das tiempo...


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.