Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 280 281 282 283 284 285 286 287 288 [289] 290 291 292 293 294 295 296 297 298 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Roi datë 24 Nëntor 2009 - 03:37:

Me behet qejfi qe dhe Fajtori po fillon ta shikoje me sy tjeter Edi Ramen dhe sistemin e tij ! Para pak kohesh,nuk mbaj mend ca shkrimi,mbeshteste tezen se Rama perfaqesonte te keqen me te vogel...nejse,tani dhe ai po e shikon Ramen me sy tjeter ,me mire vone se kurre,sado qe si ide ajo e te keqes me te vogel eshte nje ide goxha pragmatike !
Ne lidhje me kete fenomen,nje debat shume i bukur u zhvillua tek Top Channel dhe mbaroi ndonje ore me pare ! Te ftuar ishin vetem Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano !
Pjesa e e pare e emisionit ishte vertet e bukur dhe e arrire pasi kishin marre ne interviste gazetaret italiane Ezio Mauro,Marco Travaglio dhe Roberto Saviano ! U debatua per lirine e medias dhe se cfare perfaqeson Berlusconi,si eshte e mundur te kete kaq popullaritet,pse njerezit e votojne, e keshtu me radhe !

Me pas kaluan tek gjendja ne Shqiperi duke bere paralelizma me Italine.
U diskutua per shume gjera,si psh median e lire,incidenti Baze-Taci,protestat e fundit te organizuara nga Rama, e shume te tjera !

Per tiu rikthyer asaj qe shkruajta ne fillim,Mustafa Nano tha se per te Berisha eshte rreziku kryesor dhe se ne kete rast Rama perfaqeson thjesht te keqen me te vogel,sado qe as ai nuk eshte perfekt !
Kurse Lubonja tha se e keqja nuk vjen (vetem ) nga Berisha por nga sistemi i korruptuar qe qelbet nga koka tek kembet...nje sistem qe fuksionon njesoj qofte kur jane te majtet,qofte te djathtet,pasi tashme ka marre ecuri ! Persona te dyshimte,biznesmene e bosa,finacojne partite dhe influencojne po ashtu zgjedhjet e politikaneve, kurse popullin me ane te mediave te tyre, gazeta apo televizione ! Biles ishte e majta qe e krijoi kete sistem te korruptuar pseudo demokratik,gjate 7 viteve ne pushtet 97-2004 ! Berisha thjesht kuptoi si fuksiononte,la pas menyrat autoritare-diktatoriale, dhe e perdori per interesat e veta ! Pra, (tha Lubonja) duhet te mundohemi te gjithe te godasim kete sistem te krimbur qe ne rrenje nese duam vertet nje vend demokratik,pasi edhe nese iken Berisha,askush nuk na siguron qe lideri i ardhshem do jete me i mire !

Me sa shoh,duke iu referuar edhe ketyre pislleqeve rreth prezgjedhjes per deputet ( 200 apo 500 mije €) Lubonja paska pas vertet te drejte ! E keto jane thjesht maja e ajzbergut qe arrijne e penetrojne deri ne popull,por mendoni sa pazare e pislleqe behen nga Rama apo te tjere,rreth te cilave askush (ose shume pak) nuk di gje !!?


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 280 281 282 283 284 285 286 287 288 [289] 290 291 292 293 294 295 296 297 298 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.