Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lova datë 04 Dhjetor 2003 - 16:22:

Smile

lorie, ADELAIDA, plloshtani, i_lire, elbasanlliu_2003, sa te mire qe jeni

O zot, tek turisti i shpirtit e kuptoj se me c'njerez kam te beje, me ç'shpirta te ndjeshem dhe romantike

Engjejt ju pacin ne mbrojtje, te gjitheve
e pasioni i artit kurr mos j'u shterrte
se prej tij ju linde kenge e dashuri
sa vete ne jete s' kishe provuar.
E prej fytyres buronte vec miresi,
packa nese shpirti kishte dhembje.

Engjejt ju pacin ne mbrojtje, fytyre e cilter
se ju jeni shpirti i dashurise edhe pse vete pa dashuri,
ti je shpirti i kenges - edhe pse vete pa kenge,
se askush nuk botoi vargje erotike per ju
e djemt s'u marrosen me serenata
por me kenget tuaja vajzave te tjera
u kendonin.

Gezimi kurr mos te shterrte tek ju,
zemer e dhembshur,
se i dhe gjithesekujt nga pak ngrohtesi,
nga pak drite te shpirtit tend u dhe,
qe te mjeret te kishin guxim te mendonin
se kur gezimi ngrine si nje pike loti
prej kenges mund te shkrihej
e ndizej ylli i shpreses,
qe plaga te mos kishte aq mundim.

U mbledhshi zogjt e Shqiperise, vellezer,
aty, tek floket thinjosh, ne Itali
e ju kthefshin kenget tek ju serisht,
qe ta gezojne jeten mergimtare
e tju zbardhin vitet qe ju kane mbetur,
se cdo fijez e trupit tuaj jeton me kenge
e prej tyre e keni rrojtjen dhe pas vdekjes.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.