Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- projekt 01 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10563)


Postuar nga iliriusa datë 04 Mars 2006 - 01:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Equis




Befas Andreas i shkrepi nje ide e cmendur.
"Edhe nje xhiro Roniiiiiiii" i bertiti ndersa me nje manovrim te shpejte
qe i ngriu gjakun nxenesit te tij u drejtua serisht nga rruga.Me syte gjysem te mbyllur ndjente eren qe e pershkonte me me furi,ndersa ai po shtonte shpejtesine ndoshta pa e kuptuar.Era e ftohte perplasej ne fytyre si nje shuplake por ai nuk e ndjente.Mendja e tij ishte pushtuar nga copeza kujtimesh,ato kujtime te hidhura qe nuk i ndaheshin kaq e kaq kohe.




Rruga sulej drejt tij gri, e zhveshur dhe perpirese si nje gjuhe e thate dhe e ashper. Nuk mund te gelltiste kujtimet e tij, brengat, por per nje moment te shkurter, te brisht dukej sikur do te arrinte ta perpinte ate vete. Gjithecka do te merrte fund..., asgje s'do te kishte me rendesi..., as zhurma e rrotave qe zhgrryeshin ne asfalt, as copeza fjalesh qe ajo kishte peshperitur butazi sikur te donte ta lendonte me pak.
Asgje s'do kishte me rendesi...
Vertet sikur ta linte rrugen ta perpinte, ta mbllaciste me vrrull...
asgje s'do te kishte me rendesi......


  Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.