Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Autorja vazhdon, f.5:
" Kombet antike evropiane janë krijuar mbi bazën e kësaj popullsie pellazgo-ilirë, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brënda këtij territori gjatë epokës së bronxit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronxit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe. "
Duke patur parasysh datat historike, i bie që kjo kulturë pellazgo-ilire paska lulëzuar aty në fund të mijvjeçarit të II p.e.s. deri në shek.8 p.e.s., pra për rreth 400-500 vjet. Kemi pastaj një peridhë 200-300 vjeçare paksa të errët, -siç edhe konsiderohet nga historianët shek.8 deri 5 p.e.s.- dhe pastaj kemi (sipas autores tonë) vazhdimin (rilulëzimin) e kësaj kulture pellazgo-ilire në Helladë (Greqi) dhe më pas në Romë. Pra, kjo popullsi shtrihet nga Atlantiku e deri në detin kinez, por lulëzimin e arrika diku aty nga fundi i mijvjeçarit të dytë p.e.s., pra me Trojën, që i bie sipas datave historike, aty nga shek. i 13 – 12 p.e.s.. Mirpo kultura e bronxit dallon edhe më hershmërisht, kjo në Egjypt dhe vendin (që më vonë do quhet) Filistinë (Palestinë). Biles po më hershmërisht dallon edhe në vende të tjera aziatike. Duket se për ‘to autorja mund të na flasi më pas! Këtu kemi thjesht të dhënën se, nga Atlantiku e deri në Kaukaz qenka folur e njëjta gjuhë. Pas kësaj të dhëne ngrihet pyetja: përse nuk është folur e njëjta gjuhë nga Atlantiku e deri matanë Indisë? A nuk u tha se ishte dominimi i të njëjtës popullsi?!. Apo në Indi këta pellazgo-ilirë kanë qenë si pushtues? Apo si koloniziatorë? Apo si turistë? Dhe përse do të dallonte epoka e bronxit më parë në Azi se sa në Europë. Mos janë të ardhur nga Azia parakaluesit tanë pellazgo-ilirë?
Një problem që ngelet i pasqaruar nga autorja është dhe problemi i dialekteve? Si formohen dialektet? Formohen këto vetvetiu? Si? Apo hyrje fisesh (të një kulture më të ulët) në një popullsi tjetër (me kulturë më të lartë) bëjnë që në përdorimin e gjuhës së gjetur, popullsia e ardhur nuk mund të bëjë tonizimin e popullsisë së gjetur, nga fakti se gjuha e saj e dikurshme kishte një tonizim zanoresh dhe bashtingëlloresh krejt tjetër?
Natyrisht, ne kemi folur tek „Evolucioni gjuhësor“, -në mos gaboj- edhe për krijimin e dialekteve. Dhe, të flasësh për dialektet, kuptohet se nuk kihet parasysh vetëm një komb apo një gjuhë e caktuar, por kihen parasysh të gjitha gjuhët dhe dialektet si një subjekt dhe proçes universal. Dhe kur flasim për dialektet, -cilido lexues në botë duhet ta dijë mirë-, ne nuk e kemi fjalën për përdorimin e disa fjalëve të panjohura nga njëri grup popullsie në tjetrin; jo-jo, e kemi fjalën në radhë të parë për zhargonin e ndryshëm në fjalë të njëjta brënda një popullsie të caktuar. P.sh. mir-mirë-majr-mǽr. Përse grupe të ndryshëm brënda kësaj popullsie që sot quhet shqiptare, përdorin zhargone të ndryshëm për të njëjtën fjalë? A i sqaron pedagogia këto probleme? A e shpjegon ajo përse ekzistojnë zhargonet (dialektet) e ndryshëm në një gjuhë?
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.