Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 24 Mars 2013 - 23:08:

Duke pare tek faqet pasuese te punimit tim edhe dicka interesante (sinteze e mesimeve shkollore kryesisht) ne lidhje me kuptimin dialektik dhe metafizik te koncepteve historike, per te cilat me pyeti dhe Piktori, po e zgjas edhe pak faqe hedhjen e materialeve nga "Evol. gjuh., v.2: f217-...)

Duke u përpjekur ta ngjallim edhe neve pak lexuesin, po kalojmë tani në krahasime fjalësh të ndryshme, të mbledhura gjatë kohrave të ndryshme, e tek të cilat duket qartë evolucioni gjuhësor. Këtë po e shoqërojmë me historinë e species njeri, duke u ndalur pak më tepër në atë sintezë të asaj rruge mitollogjike të tij, tek mitollogjitë e vjetra greke.
Kjo specie, degë e një specie të mëparshme, e cila dhe ajo e mëparshme gjithashtu një degë e një tjetre të mëparshme e pambarim në këtë rrugë evoluese, me prejardhje pra nga elementët prej të cilëve është e përbërë edhe materia, pra gjithë ky Univers gjithashtu në ndryshim dhe evolim, -një lidhje-vazhdim-prejardhje kjo të cilën e dallojmë në cdo vështrim empirik që i hedhim vetes dhe natyrës tonë; mjafton pirja e një kafe të fortë dhe ne do të ndjejmë në rremat/dejtë/damarët tonë të trupit dhe kokës atë lëvizje impulsive të boshtit të zjarrtë të tokës tonë, të diellit të gjithë valëve dritorë dhe të tjerë të Universit, kjo në ndejesinë e lëvizjes së gjakut tonë, biles për këtë mjafton edhe vetëm ajo matje pulsi, ku ne shohim se si gjaku nuk rrjedh njëtrajtshmërisht por me hope, siç edhe gjithshka në materie, aq më tepër në materien e gaztë dhe të lëngshme dhe të shpejtësive të mëdha. Kështu, në rrugën lëvizëse të kësaj specie që filloi të rrinte me dy këmbë, kemi shumë hope dalje nga kontinenti mëmë Afrika. Pa këto hope dhe takimin e këtyre grupeve të veçuara, nuk do të kishim zhvillim, ose zhvillimi mund të ishte më i ngadaltë. Për më tepër, ky zhvillim nuk do të dallohej. Këtë dallim, pra krijimin në trurin e tij të një nocioni të ndryshimit, (panvarësisht se fillimisht, viziv dhe jo abstrakt), ky njeri e ka patur qysh në kohën e lakurqësisë së tij. Atëhere ai dalloi se qënie të tjera të ngjashme, apo të ikur rastësisht nga grupi, takoheshin pas shumë kohe, por me ndryshime të vogla, të mjaftueshme që ai ti dallonte me sytë e tij ato ndryshime; p.sh. ngjyra e lëkurës, fizionomia e fytyrës, mënyra e ecjes, ngjyra e flokëve, një zbukurim, një shëndoshje apo dobësim, një zgjatje, etj.. Pikërisht ky ndryshim qe nxitje për zhvillimin e tij intelektual, pa injoruar faktorin kryesor, ushqimin. Ky abstraksion i ndryshimit e drejtoi atë insiktivisht në ndryshimin e toneve të përditshëm.
Duke u pasuruar jeta e tij e përditshme nga parja e fenomeneve dhe subjekteve të ndryshme, ishte më se llogjike që ai të kuptonte se pasurimi i fjalëve me të cilat komunikonte, (veprim ky instiktiv për ‘të), e ndihmonte atë në përmisimin e jetës së tij. Se cilat janë drejtimet e këtij komunikacioni të tij në të ardhmen, ky është një problem që hyn në atë ligj hegelian të sacisë dhe teknikës, gjë që d.t.th. se ky komunikacion i tij në të ardhmen mund të jetë krejt i ndryshëm nga ky i sotmi, ashtu siç ky i sotmi është krejt i ndryshëm me atë të para 100 mijë vjetëve, kur ai vetëm çirresh, dhe akoma nuk kish formuar tone të qartë, (“të qartë”, -në kuptimin tonë të sotëm).
Ky ndryshim i gjuhës shoqëronte atë të mbarë jetës së tij. Ashtu siç zhvillohej jeta, ashtu zhvillohej edhe gjuha e tij. Gjuha dhe jeta ishin gati simbioza të njëra-tjetrës. Mirpo shpjegimi është më së shumti metafizik; përndryshe ne nuk do të arrisnim asnjëherë të shpjegonim diçka, nëse do të fusnim në llogari të një subjekti lëvizjen, pra kohën e tij: Në këtë llogaritje të kohës së një subjekti, ne dallojmë vetëm fenomenin dhe jo vetë subjektin; -këtë e mëson cilido nxënës në shkollë. Në dallojmë njeriun, sepse marrim në konsideratë vetëm një etapë të caktuar të kësaj materie në lëvizje të përhershme, etapë kjo tepër e shkurtër në krahasim me atë të materies prej edhe nga rrjedhim. Apo po të marrim një italian, pra konceptin “italian”, ne kemi në analizë vetëm një etapë të caktuar të njeriut, e cila gjithashtu është tepër e shkurtër me atë të kësaj specie me dy këmbë. Para 6-7 mijë vjetësh nuk kishim italianë, ndonëse datohen ngulimet e para në këtë kohë në Itali të jugut. Ashtu siç duket që nuk do të kemi më italianë apo shqiptarë apo grekë, apo gjermanë pas nja 2-3 mijë vjetësh, (e ndoshta pas disa qindra vjetësh, nga fundi i këtij mijvjeçari të tretë pas Krishtit).
Këtë lëvizje, këtë trajtim metafizik, por në të njëjtën kohë: këtë kuptim dialektik të natyrës, e din çdo njeri historian dhe gjuhëtar. E megjithatë, shumica e tyre, për të mos thënë të gjithë, e bëjnë trajtimin historik aq metafizik, sa të lënë përshtypjen e një injorimi të kuptimit dialektik të gjithë kësaj rruge në të cilën ecën natyra, me të edhe cilado krijesë, duke përfshirë edhe njeriun.


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.