Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 19 Shkurt 2010 - 21:22:

Azhornim per 36 te kapurit

Pas nje sinjali te dhene nga homologet italiane, Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me policine kane kryer rreth ores 5 te mengjesit te se premtes nje operacion ku arrestoi pese shtetas, kater prej te cileve banues ne Vlore.

Nderkohe ne Itali jane arrestuar 15 shtetas, ne Belgjike 1 dhe ne Greqi dy. Te gjithe keta shtetas bejne pjese ne nje organizate mafioze te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike dhe itensiteti me i madh i tyre ka qene rreth viteve 2005 – 2007.

Droga shkonte drejt Italise me gomone ne nje periudhe kur ne vend, ishte vendosur moratoriumi i skafeve. Italianet e kane zhvilluar operacionin e tyre kryesisht ne Lece, pasi droga shkarkohej pikerisht ne brigjet bregdetare te ketij rajoni dhe me pas shperndahej ne Itali dhe Belgjike.

"Fatbardh Kapllani, Pilo Zanaj, Daniel Likaj, Artur Demaj ne bashkepunim me shtetas italiane dhe greke kane kryer trafikun e paligjshem, kryesisht me gomone", u shpreh prokurori Kosta Beluri.

Hetimet kane zgjatur rreth 5 vjet dhe gjate kesaj kohe policia italiane ka sekuestruar ne tete operacione te ndryshme, 10 kg heroine si edhe 1 mije 300 kg marihuana. Operacioni u krye ne baze edhe te informatave qe kishte se kerkohej te transportohej ne nje kohe te shpejte edhe 1 mije 500 kg marihuane.


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.