Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)
Salihi: Teuta, tjetër "provë zjarri"
Futbollisti i ri kuqeblu e krahason ndeshjen me durrsakët me atë të një jave më parë.
Ndeshja e kësaj jave me durrsakët konsiderohet shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht e vështirë për Vllazninë. I këtij mendimi është edhe mesfushori i talentuar i kuqebluve, Hamdi Salihi. 19-vjeçari shkodran, protagonisti i javëve të para të këtij kampionati për Vllazninë, vazhdon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, ndonëse goli i ka munguar javët e fundit. Vetë ai, i pyetur për këtë "harresë", për sa i takon shënimit të golave, është përgjigjur: "Kështu është futbolli. Njëherë shënon njëri, pastaj radha u vjen edhe të tjerëve. Nëse nuk kam shënuar javët e fundit, nuk jam shumë i dëshpëruar, sepse një gjë të tillë e kanë bërë shokët e mi, Sinani dhe Martini. Mbi të gjitha, rëndësi ka që Vllaznia ka triumfuar në këto ndeshjet e fundit." Ndeshja e kësaj jave, në Durrës, po pritet me interes edhe nga Salihi, anëtari i përfaqësueses Shpresa, sepse do të luajë kundër skuadrës së trajnerit Hasan Lika. Në të njëjtat pozita do të jenë edhe dy futbollistët e tjerë shkodranë, Teli dhe Belisha. Salihin, në ndeshjen e djeshme të kontrollit, trajneri Haxhiosmanoviç ka preferuar ta rreshtojë në fillim në vijën e sulmit, krahas Martinit, ndërsa në fund të saj, për rrjedhojë të një dëmtimi të mesfushorit Hoti, malazezi ka bërë disa zhvendosje në fushë. Në këtë kohë, Salihi ka zënë vendin e mesfushorit të majtë. Megjithatë, kjo zhvendosje vendi apo ndryshim roli, nuk e shqetëson aspak të riun e talentuar të Vllaznisë. "Nuk ka shumë rëndësi se ku do të luaj. E rëndësishme është të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën e mundshme për skuadrën time. Kemi disa mungesa në ekip, prandaj kësi lëvizjesh në fushë janë të detyrueshme. Shpresoj që të gjithë ata që do të luajnë në këtë takim të bëjnë më të mirën e tyre, duke bërë që të harrohen mungesat e lojtarëve titullarë," - është shprehur autori i 4 golave në këtë kampionat për Vllazninë. I pyetur për mundësitë e marrjes së ndonjë rezultati të mundshëm pozitiv në Durrës, Salihi përgjigjet: "Edhe javën e kaluar luajtëm përballë një skuadre pretendente dhe ia dolëm mbanë. Një gjë të tillë do ta kërkojmë edhe këtë javë, me Teutën. Madje objektivi ynë është të luajmë me të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e tjera, me Dinamon dhe Tiranën. Për sa i takon sfidës së nesërme me Teutën, mund të them se është e dyta "provë zjarri" për ne, nga e cila shpresoj të dalim kryelartë."
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.