Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga sarandaebukur datë 07 Nëntor 2004 - 06:48:

Fushate per rikthimin e simboleve te ish udheheqesit komunist Enver Hoxha

--------------------------------------------------------------------------------

Komunistet, 200 firma per te rikthyer bustin e Enver Hoxhes
E Shtune, 06 Nentor 2004
Ne Gjirokaster, fushata e mbledhjes se firmave po vazhdon intensivisht, me qellim referendumin per rivendosjen e simboleve te diktatorit stalinist



GJIROKASTER - Komunistet gjirokastrite vazhdojne fushaten e mbledhjes se firmave per rrikthimin e simboleve te ish udheheqesit komunist Enver Hoxha, ne vendlindjen e tij, Gjirokaster. Votimi kunder i anetareve te Keshillit Bashkiak te qytetit per vendosjen e emerit te Enver Hoxhes ne rrugen kryesore te lagjes Palorto ka nxitur Partine Komuniste Shqiptare te inicoje mbajtjen e nje referendumi lokal per figuren e Enver Hoxhes. Aktualisht dega e kesaj partie per Gjirokastren eshte duke mbledhur firmat e simpatizanteve dhe perkrahesve te saj per hartimin e nje peticioni popullor nepermjet te cilit do te kerkohet mbajtja e referendumit. Kryetari i deges se PK-se Eqrem Peci pohon se deri tani nga ana e kesaj dege jane mbledhur 200 firma. Peticionin e kane firmosur jo vetem anetare dhe simpatizante te partise sone, shprehet Peci, por edhe banoret te thjeshte te Gjirokastres te cilet respektojne dhe nderojne kujtimin e Enver Hoxhes. Ketyre firmave komunistet iu shtojne edhe dhjetra telefonata dhe deklarime te grupimeve te ndryshme ne mbrojtje te figures se ish diktatorit stalinist. Rruges nuk mund t'i hiqet emri i Enver Hoxhes, vlereson drejtuesi i komunisteve gjirokastrite, pasi ka nje Parti Komuniste qe ecen sipas mesimeve te tij. Enveri, pretendon ai, ka sot gjithe shtresen e varfer qe e kerkon dhe respekton jeten dhe vepren e ndritur te tij. Krahas kerkeses per rikthimin e emrit ne rrugen e lagjes "Palorto", komunistet nepermjet ketij peticioni kerkojne edhe rihapjen e muzeut te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare ne mjediset e ish shtepise se Hoxhes. Aktualisht shtepia eshrte shnderruar ne Muze Etnografik. Kjo kerkese e komunisteve gjirokastrite vjen ne prag te 60 vjetorit te Clirimit te atdheut. Kerkesa me e re qe komunistet i kane shtuar peticionit me 200 firma eshte rivendosja e bustit te udheheqesit komuniste ne mjediset e qytetit te Gjirokastres. Perpara viteve '90-te ne Gjirokaster ishin vendosur dy krijime ne skulpture qe i kushtoheshin Hoxhes. Njeri prej busteve ndodhej ne hyrje te qytetit ne vendin e quajtur "Mulliri", ndersa tjetri veper e Skulptorit te Popullit Muntaz Dhrami ishte vendosur ne kodren ku sot eshte lokal "Fantazia". Te dy bustet u hoqen ne fillim te levizjeve demokratike. Blerim Kore

Shnet


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.