Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3699)
Mora shkas nga diskutimet në këtë temë për të zgjeruar ose më saktë për të paraqitur faktet reale mbi të cilin mbështetet ky artikull dhe mendësia që është krijuar se Demokracinë në Shqipëri e solli Ramiz Alia dhe aparati i lartë drejtues i Partisë së Punës.
I marrim faktet me rradhë:
E nisim me gjendjen në Shqipëri në vitin 1990 kur kishte disa vjet që ekonomia komuniste kishte dështuar plotësisht.
Në dyqanet e Tiranës, (që ishte më mirë se qytetet e tjera), mungonin mjetet kryesore të jetesës. Një familje kishte të drejtë të merrte:
një kg mish në jave (që mund të ishte kockë apo djam apo tul sipas preferencës së shitëses.
gjysëm kg gjalp në javë
gjysëm kg djath në javë
10 kokrra vezë në javë
90 gramë kafe në javë
Qumështi merrej duke zënë rradhë në orën 2 të natës deri në orën 5 të mëngjesit kur mbërrite ne bylmetore.
Në këto kushte sic e pohon edhe vetë Ramiz Alia nuk mund të jetohej, prandaj shteti shqiptar u DETYRUA që të zgjaste dorën dhe të kërkonte kredi në shtetet perëndimore. Por kushtet që vinin shtetet perëndimore ishin kushtet minimale të demokracisë. Pikat kryesore ishin tre:
1. Të njihej prona private
2. Të realizohej pluralizmi politik
3. Të lejohej besimi fetar
Makinacionet që filluan të bëjnë zyrtarët e lartë shqiptarë ishin qesharake. Në mbledhjet e Byrosë Politike diskutohet se duhej gjetur një mënyrë për ti pranuar këto kushte pa i vënë në zbatim. Pra ata kërkojnë të mashtrojnë shtetet perëndimore dhe nuk kanë asnjë dëshirë për të bërë hapa demokratike por përkundërazi, diskutojnë gjithfarë formulash dhe klauzolash që të kenë dorë të lirë të ushtrojnë diktaturën e tyre. Aprovojnë ligje që nuk do i venë në zbatim me cinizmin e perëndive të Olimpit.
Unë do të mundohem të paraqes fjalë për fjalë atë që kanë thënë udhëheqësit komunistë në mbledhjet e fshehta të Byrosë Politike. Kush do të ketë dyshime për vërtetësinë e tyre le të më thotë dhe unë do ta bind se sa janë të vërteta.
Në Peniumin e Komitetit Qendror më 16 prill 1990 Ramiz Alia shprehet kështu:
- Dy gjëra kurrë nuk do i pranojmë: E para çështjen e pluralizmit të Partive që do të thotë, të lejojmë përveç partisë tonë të ekzistojë një parti e Ballik Kombëtar apo e Legalitetit apo e çfrado emri të ketë, këtë kurrën e kurrë sepse kjo do të thoshte, trathti e Atdheut, kjo do të thotë mbaroi pushteti popullor, mbaroi revolucioni.
E dyta në kurrë nuk do të pranojmë çështjen e pronës private për konseguencë tregun e lirë e varur mbi pronësinë private që po bëhet presion i madh sot nga të katër anët. Sepse kjo do të thotë likuidim i socializimit, hapja rrugë për bejlerët, për agallarët, për kapitalistët….
Po të vijë puna deri këtu, këtu jemi në Komitetin Qendror… duhet të kemi parasysh që edhe bar do të hame edhe gjak do derdhim.. këtu s‘lëshon më, edhe s‘shkon më tej, s‘mund të shkojë asgjë. Këtë duhet ta kemi mirë të qartë, presionet e armiqve të jashtëm edhe për këto gjëra do të godasin. Por qëndrimi ynë do të jetë i prerë… Por çështja është këtu… A do të na kuptojë Partia? A do të na kuptojnë Komunistët? A do të na kuptojnë punëtorët? Rinia?
Po në të njëjtin Plenium shoku Hekuran Isai thonë tekstualisht kështu:
Edhe demonstrata po të na ndodhin ne do ti shtypim… por pse të na ndodhin… 120.000 komunistë, gjithë këto organizata masash pse të lejojnë të dalin në rrugë qoftë pesëdhjetë apo dhe njëqind rrugaçë. Çdo komitet partie i ka në dispozicion mjetet e dhunës për të goditur në kohë organizimet dhe veprimet konkrete të elementëve keqbërës, është momenti i acaruar që kërkon nga çdo kuadër të tregojë aftësitë e veta edhe për këto momente edhe për këto lloj punësh…
Mjaftojnë vetëm këto pak fjalë për të dhënë një panoramë mbi situatën “paqësore“ dhe “demokracidashëse“ të krerëve të Partisë Komuniste në pushtet. Në muajt që vijojnë zëri i tyre bëhet më i moderuar dhe natyrisht strategjitë nuk janë më brutale por fillojnë e rafinohen sepse kushtet nuk punonin për ata. Donkishotët shqiptarë patën kohën për të pregatitur vazhdimsinë e tyre.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.