Forumi Horizont Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga Shën Albani datë 25 Prill 2004 - 04:25:

Evolucionit i besoj une dhe Zoti, evolucion dmth. zhvillim dhe ketu cdo gje zhvillohet.
Une konstatoj dhe besoj se Zoti nuk perzihet ne punet e njeriut - ai ka mundesuar ate qe kemi ne dhe jemi pjese e evolucionit. Para 100 viteve jeta mesatare e njeriut ishte 40 vite, sot eshte 79. Po t´i besohet fese dhe mendimeve te saja, athere duhet te themi se Zoti dikur nuk e lejonte njeriun te jetoje gjate, sot po. Madje ne vende te pasura jeton me gjate, ne te varfera nja 20 vite me pak. Dhe sipas fetareve Zoti duhet te jete diskriminues; ne Gjermani jeta eshte dukshem me e gjate se ne Pakistan per shembull!

Zotit nuk mund t´i mvishen incesti dhe padituria njerzore sepse ai eshte Zot. Kur te flasish per Zoti ke parasysh se po flet per fillimin e botes dhe fillimin e materijes dhe fillimin e idese dhe ai Zot nuk ben gabime njerzore sic thojne librat fetare!!!!
Ciftet nuk jane krijuar, por jane imagjinuar prej njeriut. KUR Zoti mund te krijoje miliarda planeta, pse nuk mund te krijoje dhjetra cifte ??? Zoti na ka dhene mendjen dhe te gjykuarit : Eshte lehte te kapemi per argumente te harxhuara, argumente qe sot nuk kane vlere as fetare e as mbeshtjetje shkencore sepse ne cdo faqe verehet naiviteti dhe injoranca, por eshte veshtrie te ringjallemi , te freskohemi ne mendje dhe te perpiqemi ta kuptojme te verteten.
Nuk mund Zotin ta quajme kryeintelegjence dhe mandej t´i harrojme incestin, vrasjen e vellaut nga Kaini, vjedhjen ne Parrajs dhe ecjen lakuriq te Adamit dhe Eves , e Zoti ?
Pra Zoti eshte mencuria absolute, por ben gabime analfabetesh ?!!! Kjo eshte mrekulli!
Zoti krijon miliarda yje, por eshte pertac te krijoje disa cifte per te evituar martesen e vellaut me motren !!!! Tragjike!
Zoti nuk din ardhmerine sepse fut Adamin dhe Even ne xhenet, por nuk din se keta do ta hajne nje molle !!!!???? Tragjike !!! Te ofendohet Zoti me perralla te tilla!!!
Zoti do te lejoje qe njerzimi te kete prejardhjen prej kriminelit sepse toleron vrasjen e Abelit nga Kaini !!!! Tragjike kur nuk besohet ne perkryeshmerine e tij. Tragjike kur besojme se Zoti ben gabime per te cilat mund te kritikohet prej cdo humanisti!!!! Dhe Zoti nuk dergon fejen menjehere, por me shekuj dhe mijera vite do t´i zgjase, sepse ai na qenak pertac !!!
Madje nuk do ta kompletoje, por do ta dergoje copa copa dhe me ne fund do t´i zgjase mbi 20 vite per ta perfunduar Kuranin !!! Per te ndertuar nje planete i duhet disa sekonda sepse eshet Zot, por per te derguar nje liber i duhen mbi 20 vite !!! Mrekulli!!! Dhe ai nuk do te dije se duke derguar kete fe do t´i corodise kombet dhe do te derdhet gjak i pafajshme duke luftuar religjionet njera tjetren !!! Religjionet jane parti politike dhe ne sherbim te poltikes!!!!

Eshte lehte te shndrrohemi ne papagalle dhe te perserisim fjale e mendime te konsumuara deri ne ekstrem, por eshte veshtire te gjendet rruga e vertete e Zotit!!!
Vetem ajo qe eshte logjike dhe e pakundershtueshme vjen nga Zoti, te tjerat jane perralla, legjenda dhe gazmore!!!! Vetem ajo qe eshte e perkryer si ligjet fizike e matematikore, si largesia e tokes me diellin qe mundeson jeten ketu - Zoti eshte perkryeshmeria absolute: ai eshte pagabueshem si ne kozmos, si ne planeta dhe si ne toke - poashtu edhe ne atmosfere. Ai nuk gabon ne kozmos, nuk gabon kur krijon te padukshmen ( bakteriet , atomet ) AI NUK gabon kur krijon njeriun ( ciftet dhe shumimin ) sepse eshte ZOT . Kur fklasim per Zot dmth. flasim per nismen e jetes, por jo te gabimeve. Puna e Zotit eshte PERFEKTE Jo me gabime! Zoti nuk dergon fe per te polarizuar kombet dhe per tu derdhur gjak sic eshte derdhur dje, dhe sic derdhet sot!!!!

Nje dite do ta kuptosh se besimi nga frika, eshte i gabueshme dhe ai besim ckyc te gjykuarit te shendoshe!!!! Ndoshta do te jete vone, por do ta kuptosh!!!! Religjonet jane perpjekur ta shpjegojne dicka, por per kohen tona shpjegimet e tyre jane naive dhe te pavlera!!! Para se te besosh nej profet, pyte veten se pari cka profetizoi ai dhe a mund ta kopjosh jeten e tij ??? Nese jo, atehere profet nuk ka aty - dhe mos e kerko ne vend te gabuar!!!!


  Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.