| Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Mentaliteti shqiptar ndaj femres.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5576)
Vende - vende
Edhe une jam dakort qe ne nje pjese te konsiderueshme te territorit Shqiptar, mentaliteti ndaj femres ka ndryshuar. E shohim kete ndryshim ne ne kryeqytet dhe ne disa qytete te tjera te medha, si ne veri, qender dhe ne jug. Por te vjen vertet shume keq kur sheh qe ne disa qytete apo fshatra femra trajtohet brutalisht, si ne kohen e baba qemos. Per kete po ju jap nje shembull. Para ca kohesh kete vit, isha per vizite ne nje zone te thelle malore andej nga veriu. Duke udhetuar me furgon neper ato rruget e ngushta te malit, kalojme nje cift te rinjsh burre e grua. Burri hipur ne kale dhe gruaja perpara terhiqte kalin nga freret. Sec mu kujtua filmi "Komisari i drites" dhe nuk u permabjta duke i thene "O Don Pali zbrit nga kali dhe ler nusen te hipi mbi te". Nuk e imagjinoni reagimin e tyre. Gruaja me ate veshtrim gjynafqareje ndersa burri gati te na hidhej ne fyt. Me erdhi vertet keq dhe njekohesisht turp per ate skene te tille. E pra ky eshte realiteti. Ne disa zona, sidomos ne ato te thella malore ku nuk ka hyre akoma shekulli XX jo me ai i XXI, nuk e imagjinojne dot femren me te drejta te barabarta me burrin apo me lart tij. Gruaja ne ato ane shikohet vetem si kafshe pune. Zor se do te ndryshojne ndonjehere mentalitetin ndaj femres ata njerez qe ju ka rene rrisku te jetojne ne ato ane andej.
| Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.