Forumi Horizont Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12066)


Postuar nga varka datë 17 Korrik 2007 - 21:08:

hero tume po si ska pune kryeministri me kryeprokurorin.
Ti leme per nje cast menjane bindjet partiake dhe te llogjikojme ftohte.
Prokurori u hetua nga nje komision palamentar dhe u votua me 80 vota deputetesh qe te largohej .
Mos valle keta deputete i kane blere mandatet apo ja u i ka dhene sovrani?


Postuar nga IQVLORA datë 17 Korrik 2007 - 22:12:

Nuk diskutohet qe prokurori do te hiqet kushdo president qe te vije,por kush e ka radhen mbas tij.Mos do te rrije qeveria gjer ne fund te mandatit ta shpenzoj kohen duke hequr njerin edhe tjetrin dhe pune hic sikur nuk eshte normale.Drita jo,uje jo edhe ai pak uje qe vershon neper tuba me orar eshte i perzier me fekale.Po dale dreqi ta haje pse prokurori ka penguar qe te ishte bere nje investim per te patur keto dy mallra te siguruara?Saliu eshte nje koqe gomari qe nuk siguron keto dy gjera per popullin 24 ore dhe votat i ka te sigurta heren tjeter.Une jam lodhur per veten time nga premtimet e pambajtura.Jusstifikimet jane te pabaza e te pathemelta.Pse nuk filloi ndertimi i TEC-it ne grykderdhjen e Vjoses apo ne Fier ne menyre qe kriza te shmangej?Jane te pafaleshme  keto vonesa e me kosto ekonomike e politike kur  dihet qe kredia per TEC-in eshte e garantuar.Dy miq te mij angleze me kane kerkuar qe te vijne per 15 dite me holiday ne Vlore,mbasi une ju kisha folur per Vloren e Saranden, por kur une ju tregova nje liber me pamje nga bregdeti i Vlores ata vendosen te vijne ne Shqiperi dhe kerkojne t'ju gjej dy vila ne bregdet sepse do te vijne me familjet.Ju premtova se do t'ju siguroj dy shtepi te mira, por do te turperohem sepse ku mund t'i coj une ata pa drita e pa uje.Nuk e dij se cfare genjeshtre do t'ju them.Nqse atyre do t'ju pelqente vendi dhe sherbimi ata kane shoke,miq ,motra e vellezer te cilet mund te vinin cdo vit.Po he c'mund te besh!

Nqse populli te votoi sepse ti ju premtove gjate fushates mbaji premtimet zoti kryeminister.Atehere nuk the qe une do t'i mbaje keto premtime vetem po qe se heq kryeprokurorin.Sallaku do te hiqet por po vazhdove me justifikime te tjera mbathja nga politika se na ke bere vape shume.Une kam qene dhe do te ngelem i djathte ne pikpamjet e mia, por e djathta duhet te reformohet,po ashtu edhe gjithe politika shqiptare.Na kane merzitur shume keta politikane qe shohin gjer tek hunda e tyre, qe keto 17 vjet e kaluan kohen vetem duke u grindur e duke vjedhur.Populli duhet te ndergjegjesohet dhe ne votimet e tjera t'ju thote mjaft.Shkoni te lozni domino tek parku e te permirni poshte ures se Lanes ose mbas ndonje peme.

Vendit i duhet nje president dhe ju politikane te diskredituar e grindavece duhet ta gjeni ate patjeter,sepse per kete keni pergjegjesi te madhe para zgjedhesve tuaj.Populli do nje jete normale politike jo zgjedhje te parakoheshme o te papergjegjshem, o wankar.


Postuar nga arturm datë 18 Korrik 2007 - 01:58:

IQ

Nqs shumica e zgjedhesve shqiptare do te bente arsyetime kaq te llogjikshme (qe ne fund te fundit jane elementare sepse sic e dime vota eshte interes, shkembim ne baze te premtimeve) sa ky qe ke bere me siper POLITIKANEVE SHQIPTARE DO TU DRIDHESHIN LEQET E KEMBEVE KUR TE MERRNIN NJE DETYRE/MANDAT nga ata zgjedhes.

Per fat te keq kjo nuk ndodh.


Postuar nga lezhjani-82 datë 18 Korrik 2007 - 02:06:

Me ke pelqyer si ke folur tek postimi i mesiperm IQVlora...kjo eshte menyra qe deshiroj qe te gjithe te diskutojne tek politika, duke menduar per te miren e vendit e jo duke folur verberisht per kedo parti apo idhull qe simpatizohet.
Vendi eshte me te vertete ne nje moment krize dhe politikanet tane duhet ta lene menjane njehere e mire arrogancen e kokfortesine ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e cila mos ta lere vendin te shkoje hapa prapa.


Postuar nga arturm datë 18 Korrik 2007 - 02:46:

O Varka

Citim:
Po citoj ato që tha varka  

hero tume po si ska pune kryeministri me kryeprokurorin.
Ti leme per nje cast menjane bindjet partiake dhe te llogjikojme ftohte.
Prokurori u hetua nga nje komision palamentar dhe u votua me 80 vota deputetesh qe te largohej .
Mos valle keta deputete i kane blere mandatet apo ja u i ka dhene sovrani?


Te betohem, sinqerisht, nuk e kuptoj se si eshte e mundur qe nje njeri te jetoje per kaq kohe ne nje vend te civilizuar dhe me demokraci te konsoliduar dhe te shkruaje brockulla te tilla. Te lutem mos ma merr per ofendim por sinqerisht nuk arrij ta kuptoj.

Je i parikuperueshem dhe, sinqerisht, nuk ke as minimumin e kultures politike se si funksionon nje shtet demokratik, edhe pse ke vite qe jeton ne nje shtet te tille.


Postuar nga varka datë 18 Korrik 2007 - 03:41:

Te ben pershtypje vertet qe nuk mund te besh debat pa u share dhe ofenduar dhe pa u fyer me anetare te forumit simpatizante te majte perjashto ndonje.
Tume kur te fillosh te kuptosh qe tjetri ka te drejte te medoje ndryshe nga ty do te marresh dhe pergjigjen e pyetjes tende.


Postuar nga varka datë 18 Korrik 2007 - 05:47:

o ypsilon pse sshikon punen tende as po te shaj as o te ofendoj, pastaj ti nqs sdeshiron qe te tjeret ta dine origjinen tende(kavaja) mjafton te me shkruash ne privat dhe merremi vesh si njerrez aty e kupton vete ti.
E thashe dhe ne mesazhi i mesiperm si shpjegohet qe me militantet e majte qe po militojne edhe ketu ne forum ska mundesi qe te besh debat pa u share dhe ofenduar.
kam nje sugjerim per tipa si ty kota tumja dhe blediumi( te me fale ndonje qe sja permenda emrin) tju hapim nje teme te posacme ku te shaheni me rrenje e me dege dhe te nxirrni dufin sa here qe tju nevojitet.
Ky ehste nje forum i lire ku secili eshte i lire te shprehet sic deshiren por gjithmone pa kaluar caqet keshtu qe nqs mesazhet e mija te bejne pershtypje mjaftoni te me vini dhe ingiore dhe gjithcka zgjidhet lehte.


Lezhjani te permenda disa tipa ketu qe kane koncept te gabuar persa i perket te pasurit te drejte dhe te te kerkuarit te drejte me ane te sharjeve dhe te ofendimeve.Si moderator i temes qe jeni nuk duhet te lejoni qe niveli i forumit te bjere ne kete nivel.


Postuar nga lezhjani-82 datë 18 Korrik 2007 - 09:12:

Mesazhet me ofendime i fshiva.

Late nam mor cuna nuk ditet me u marre vesh nje here.

Kini paralajmerimin e fundit, edhe nje e share dhe do merrni ban!


Postuar nga oliinter datë 18 Korrik 2007 - 13:37:

president do jete Arjan ZAIMI


Postuar nga arturm datë 18 Korrik 2007 - 17:21:

O Varka

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Tume kur te fillosh te kuptosh qe tjetri ka te drejte te medoje ndryshe nga ty do te marresh dhe pergjigjen e pyetjes tende.


Une nuk e kuptoj ku te ngelet qejfi ty. Asnje njeri nuk te thote te mos kesh mendimin tend, por te pakten mos u mundo te na bindesh ne. Kjo eshte qe me shqeteson/irriton mua.

Ti na mbron emerimin/shkarkimin e Prokurorit te pergjithshem nga shumica e thjeshte parlamentare, kur, jo me kot, te gjitha vendet e botes ja japin kete te drejte vetem shumices absolute (2/3 e parlamentit). Na thua qe na qenkan 80 deputete qe s'e duan dhe prandaj duhet hequr. Po edhe Jozefinen nuk e duan shumica e parlamentit (kush me hir e kush me pahir) por perderisa ajo ka votat per te ndejtur aty, do rrije.


  Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.