Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 »
Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)


Postuar nga Straniero datë 29 Mars 2012 - 04:53:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Te ka vllai te squt boll, dhe origjinale, ke ngjare nga nona.



per cilin eshte kjo...edhe shelgu nuk trg se nga je????


Postuar nga F_xhunior datë 29 Mars 2012 - 20:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Meqe permenda gjakun mu kujtu dicka.

A sduhet te kishim te gjithe 1 grup gjaku dhe 1 rezus te ngjashem po qe se jemi te gjithe pasardhes te eves dhe adamit ?



Përgjigjja fetare dhe shkencore për pyetjen e parë është "po!" - më 11 janar të vitit 1988, shtypi “Newsweek Magazine”, botoi një artikull, që deklaronte se studimet e kryera nga biologët molekularë të një lloji ndërkombëtar gjenesh i kishte vënë në gjurmët e Acidit Dezoksiribonukleik mitokondrial (ADN).

Studimet u bënë tek gratë me ngjyrë dhe ato kaukaziane (me paraardhës nga Afrika, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia). Pavarësisht nga fakti se gratë "vinin nga vende shumë të ndryshme gjeografike dhe racore, zbuluan (gjenetikisht), se të gjitha kishin shtrirje identike të ADN-së mitokondriale, që trashëgohet vetëm nga nënat dhe nuk është përzierje e gjeneve prindërore".

Nga perspektiva biblike dhe kuranore, kjo i ka kthyer ata në idenë e paraardhësit të përbashkët, te një grua e vetme, prej së cilës e kemi prejardhjen.

Në raport si vijon thuhet gjithashtu "Shumica e fakteve deri tani tregojnë, se Havaja kishte më shumë gjasa të ishte një grua me flokë të zeza, me lëkurë të zezë, e cila ka jetuar në Afrikën subsahariane". Besohet se paraardhësja jonë e përbashkët (Havaja afrikane) duhet të ketë jetuar afro "rreth 100 000 ose 200 000 vjet më parë" gjë që është në përputhje me zbulimet, të cilat po ashtu lidhen edhe me Ademin.

Këto zbulime e rrisin rëndësinë e deklaratave biblike dhe kuranore për ekzistencën e Havasë (Evës), nënës së gjithë njerëzimit, e cila nuk u krijua rastësisht në natyrë, por u krijua nga Krijuesi. Është gjithashtu edhe një fakt tjetër, që tregon vërtetësinë e Kuranit të shenjtë që e ka deklaruar kohë më parë këtë gjë:

"Shpallja e librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit. Ai ju krijoi juve prej një njeriu, pastajj prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra…” (Kuran, 39 :1, 6 ; 4 :1)


Postuar nga AngelDevil datë 29 Mars 2012 - 23:23:

Mos i bi nga Kina kot por mund te me thuash shkurt paster qarte dhe pa gabime pse atehere nuk kemi te gjithe 1 grup gjaku por kemi A, B, AB, 0 (+) (-) ?

Apo ka pas 8 Hava dhe 8 adema??


Postuar nga raid datë 30 Mars 2012 - 01:23:

lol ..

Dhe pyetja tjeter. Pasi Adami dhe Havaja bene femijet e brezit te pare, po brezi i dyte nga doli? Duke bere sex vellai me motren? Apo Havaja me djemte e saj? Apo Ademi me vajzat e tij? Apo te gjitha kombinimet bashke ne nje orgji familiare.. ?

He iher??


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2012 - 01:30:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
lol ..

Dhe pyetja tjeter. Pasi Adami dhe Havaja bene femijet e brezit te pare, po brezi i dyte nga doli? Duke bere sex vellai me motren? Apo Havaja me djemte e saj? Apo Ademi me vajzat e tij? Apo te gjitha kombinimet bashke ne nje orgji familiare.. ?

He iher??



kete pytje do boja mbas pergjigjes se pare... femijet e lindur nga i njejti gjak dalin me probleme mendore ose fizike ose shkurt me thene budallenj; si dhe incesti quhet gjynaf ne kuranin tuaj

si shpjegohet... He dyher?


Postuar nga F_xhunior datë 30 Mars 2012 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Mos i bi nga Kina kot por mund te me thuash shkurt paster qarte dhe pa gabime pse atehere nuk kemi te gjithe 1 grup gjaku por kemi A, B, AB, 0 (+) (-) ?

Apo ka pas 8 Hava dhe 8 adema??



Kot nuk e quake veten shejtane, meqe vertet qenkeshe e atille!

Sidoqofte, sikurse kam theksuar disa here, komentet e mia nuk mund te kuptohen nga lexues injorante.

Cfare nuk e ke te qarte? Mos valle i perket atij lloji qe thone se njeriu ka prejardhjen nga majmuni? Ne qofte se po, perse atehere majmunet nuk u bekan njerez ende sot? Njesoj eshte. ALlahu eshte i Plotfuqishem, mjafton vetem te thote "Behu!" dhe gjithcka deshiron Ai edhe behet.

Thotë Allahu azze ue xhel: "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju".

Fëmijët e Ademit:

Transmetohet se Hava i lindi Ademit dyzet fëmi prej njëzet shtatzënive dhe në çdo shtatzëni kishte nga një mashkull dhe femër. I pari ishte Kabili dhe motra e tij Kalima, dhe i dyti ishte Abdulmugithi dhe motra e tij Abdulmugitha.

Habili dhe Kabili: Ishin të dytë djem të Ademit. Kabili ishte i vrazhgët dhe i ashpër në karakter. Ndërkohë që Habili ishte zemërmirë. Kabili merrej me bujqësi, kurse Habili merrej me bagëti.

Asokohe, njerëzimi kishte nevojë për një kod familjar, sidomos lidhur me shtimin e njerëzimit, duke ditur se ata ishin vëllezër dhe motra të njëri-tjetrit. Kështu, ligji ishte i tillë, që djemtë e Ademit, alejhi salam, mund të martoheshin me këdo nga motrat, përveç binjakes. Nga ky ligj nuk bënte përjashtim as Kabili dhe as Habili. Sipas transmetimeve, thuhet se binjakja e Kabilit, ishte më e bukur se binjakja e Habilit. Kabili dëshironte që ai të martohej me binjaken, por kjo ishte e ndaluar sipas ligjeve të asaj kohe.../.../

/.../...Në një natë të errët dhe të zezë, Kabili vajti tek vëllai i tij Habili i cili ishte duke fjetur dhe, e vrau.../.../

Këtë ndodhi Allahu azze ue xhel e ka regjistruar në Kuranin famëlartë, ku thotë:

"Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit." (Maide, 27-31)


Postuar nga raid datë 30 Mars 2012 - 01:38:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


kete pytje do boja mbas pergjigjes se pare... femijet e lindur nga i njejti gjak dalin me probleme mendore ose fizike ose shkurt me thene budallenj; si dhe incesti quhet gjynaf ne kuranin tuaj

si shpjegohet... He dyher?


Ja qe incesti u konfirmua.. kishe gje kudra incestit ti?


Postuar nga F_xhunior datë 30 Mars 2012 - 01:40:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
lol ..

Dhe pyetja tjeter. Pasi Adami dhe Havaja bene femijet e brezit te pare, po brezi i dyte nga doli? Duke bere sex vellai me motren? Apo Havaja me djemte e saj? Apo Ademi me vajzat e tij? Apo te gjitha kombinimet bashke ne nje orgji familiare.. ?

He iher??



Kot e ke ti, kot e ka ajo....juve nuk do te mundeni te besoni kurre, pervec me Meshiren e ALlahut - nese Ai zgjedh te t'ju shpetoje nga ndeshkimi i Tij i dhembshem.


Postuar nga raid datë 30 Mars 2012 - 01:42:

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior


Kot e ke ti, kot e ka ajo....juve nuk do te mundeni te besoni kurre, pervec me Meshiren e ALlahut - nese Ai zgjedh te t'ju shpetoje nga ndeshkimi i Tij i dhembshem.


Mir mor mire, ate e kemi mare vesh me kohe.
Po s'na shpjegove nga dalin 4 grupe gjaku nga dy njerez fillestare, meqe sic mund ta kete edhe tek seksioni i bilogjise ne kuran, grupi i gjakut eshte eshte i trashegueshem.
Na tregove vetem qe vellai ia hypi motres..


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2012 - 01:43:

Une spo te them as injorant dhe as debil te bera 1 pyetje dhe mu pergjigj nese ke mundesi ose thuj qe se di shume e thjeshte.

Nese zoti juaj krijoj adamin dhe nga brinja e tij krijoj havane dhe prej andej gjithe njerezimi qe ka qene mbi toke jane pasardhes te tyre atehere si e shpjegon punen e inestit dhe punen e disa tipe gjaku?


_____________________________


"Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit." (Maide, 27-31)

_____________________

Te kjo pjese qe me ke cituar nga kurani une nuk gjeta pergjigjen qe kerkoja, dhe jo vetem kaq por pashe dhe urrejtje presion psikologjik duke perdor friken shantazh. A eshte feja dashuri te duash tjetrin, te falesh te ndihmosh???


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 »
Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.