Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Eshte shpjeguar shume mire, ske cfare shpjegon me!!!
Vec ta shikojne EDHE adhuruesit shpirt vegjel te Kriminelve Sali Berisha e Basha!
Ky eshte VETEM NJE rast, nga qindra ne Shqiperi!
TRISHTIM...
Aksident tragjik në Elbasan, vdesin dy motra, plagoset e ëma
12 Gusht, 2012
Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.
Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.
Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.
Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.
Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.
Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur. /TCH
O qenka tjeter ky aksidenti. Sapo ndodhi nje aksident prape ne Elbasan (rruges per Peqin). Vdiqen dy me duket.
Zëri i Amerikës
Opinioni publik në Shqipëri u trondit sot nga një tjetër akt dhune në familjet shqiptare. Një vajzë e re vetëm 18 vjeç qëlloi me armë zjarri dhe vrau kunatin e motrës, Fiqiri Muça, i cili, sipas saj, përpiqej ta trafikonte për prostitucion jashtë vendit.
Sipas të dhënave nga familjarë të vajzës, 50-vjeçari nga Burreli mësohet se ishte i martuar dhe kishte një familje me 6 fëmijë, megjithatë kjo nuk e pengonte që të shkonte në Kërrabë, një fshat në periferi të Tiranës dhe duke shfrytëzuar lidhjet familjare me të miturën, ushtronte dhunë e presione, duke e ndarë edhe nga i fejuari dhe nga familja.
Kjo ngjarje e rëndë i shtohet listës së gjatë të dhunës në familjet shqiptare. Pak ditë më parë një bari në Shkodër vrau me armë zjarri vajzën e vet të mitur, teksa largohej nga stani për të mos jetuar më nën diktatin e tij.
Një tjetër burrë i dehur vrau me thika gruan pas dyshimeve për xhelozi në Tiranë, dhe pak ditë më parë një nip vrau xhaxhanë për kufirin e pronës në Ballsh. Dhe kështu mund të bëhej një listë edhe më e gjatë me krime të shëmtuara brenda familjes, të cilat nisin me grindje të vogla dhe përfundojnë me vrasje.
Organizatat joqeveritare dhe analistët e pavarur pohojnë se dhuna në familje sa vjen e rritet, kryesisht për shkak të shtypjes së femrave. Nënat nuk kanë pavarësi financiare dhe kjo i bën ata të dobëta përballë burrave që abuzojnë mbi to dhe mbi fëmijët.
Ndër shkaqet kryesore janë edhe grindjet për pronat, krahas papunësisë dhe mungesës së shkollimit.
Shtypi vendas është gjithë kohës i mbushur dhe u kushton titujt e mëdhenj në faqet e para krimeve të rënda dhe dhunës në familje. Por përveç lajmit të përditshëm dhe ndonjë analize mbi dukurinë, nuk shihen më tej të tjera lëvizje nga shteti dhe shoqëria civile për të mbrojtur viktimat, të cilat në shumicën e rasteve janë nënat dhe fëmijët.
Sa here shkruan Vizio ne forum me kap nje e qare me ngasherim..
Ky Vizio na eshte bere si kronika e zeze ne forum
Harrove ate qe hodhi beben e sapo pjelle nga dritarja. Megjithese mire bere qe s'e the se cifti lart tronditet.
Po lajmet behen prekse edhe kur na tregoni ndonje pune te hajrit o Faje.
Psh kjo kojshija jeme me ftoi dje per dreke se kihste bere fasule. Mendova so do dilte ndonje gje emimre. Idiotja kishte burrin ne shtepi. Le te eshte shendoshur tani dhe kjt i shko mendja. Po e kthej varken andej nga cifutkat. Ato mbeten elegante edhe mbasi pjellin.
Dylan ku je ti? Na fton per dreke dhe mbyll deren me qels.
Pse ti shelgu nuk mendon qe vrasjet ndodhin per faj te qeverise se keqe?
Nuk mendon ti qe po te fitoje opozita shqiptaret do fillojne t'i dhurojne lule njeri tjetrit?
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse ti shelgu nuk mendon qe vrasjet ndodhin per faj te qeverise se keqe?
Nuk mendon ti qe po te fitoje opozita shqiptaret do fillojne t'i dhurojne lule njeri tjetrit?
Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.