Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga shelgu datë 15 Gusht 2012 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse ti shelgu nuk mendon qe vrasjet ndodhin per faj te qeverise se keqe?
Nuk mendon ti qe po te fitoje opozita shqiptaret do fillojne t'i dhurojne lule njeri tjetrit?


Nganjehere edhe mendoj.
Puna eshte se kushdo qe ta marre ne dore, te njejten loje do luaje. Nuk jane pjekur kushtet per demokraci ne Shqiperi. Ajo vjen gjithmone mbas nje junte. Kjo e funtit mbasi ka qendruar ne fuqi aq sa i duhet vendit per t'u mesuar me rregullin duhet te largohet, perseri me dhune.

Demokracia ne Shqiperi erdhi ne menyre artificiale, e imponuar dhe erdhi ne kohen kur shqiptari ishte cmesuar edhe me rregullat e dektatures se proletariatit.

Ajo qe dua te them. Ne vitet 70, nese dikush vidhte ne ndermarrje ishte turp i madh. Kjo do te ishte nje kohe ee mire ku mund te zhvillohej demokracia.
Ne vitet 90, shqiptaret vidhnin te gjithe. Ate vazhdojne edhe sot. (sigurisht me perjashtime te rralla).

Fatkeqesisht demokracia nuk mund te ndertohet mbi nje varferi ekstreme si ajo e Shqiperise.

Nese luhet sipas rregullave shqiptaret jane vertet te varfer, aq te varfer sa mbeten pa buke, pa uje, pa elektricitet. Shqiperia eshte nje drame e rende aktualisht, e tille qe asnje parti nuk mund ta rregulloje.

Nese luhet pas rregullave, ata qe jane te pasur duhet te hyjne ne burg per vjedhje. Te gjithe kane fituar duke shkelur rregullat e kapitalizmit. Kur them te gjithe, te gjithe, pa asnje perjashtim. Edhe tregetari me i mire ka luajtuar me dy kopje blerje malli duke fshehur parate e fituara, per te mos paguar taksa.
Po te flasesh per te pasurit e medhej ata duhen denuar me burgim te perjetshem dhe konfiskim pasurie.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.