Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 282 283 284 285 286 287 288 289 290 [291] 292 293 294 295 296 297 298 299 300 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Shelg, varferi ekstreme shqiptaret kane patur para vitit '90, ku hanin me tollon dhe e kalonin 20 vjet me nje kemishe.
Edhe sot ka varferi, po gjuha qe perdor ti eshte shume e pavend (madje neveritese - sorry qe ta them). Sot ne Shqiperi ka nje shtrese te mesme qe jeton pak a shume me komoditet. Dhe me beso, qe nuk po mundohem te bej politike pro-ketij apo atij, eshte thjesht rrjedhoje e nje zhvillimi te natyrshem i nje vendi te lire. Zhvillim me 100 probleme, por prap zhvillim eshte.
Jam dakort per ate qe thua per vitin 70. Po te kesh lexuar vellimin e pare te librit te Ngjeles (Perkulja dhe renia e diktatures) ai shpjegon sesi komunizmi ne Shqiperi pati disa arritje deri ne ate vite. Ntyrisht ishte fale ndihmes te Bashkimit Sovietik, dhe me vone Kines dhe punes idealiste te kuadrove dhe specialisteve te diplomuar ne perendim dhe me vone ne Bashkim Sovietik.
Sidoqofte te dy keto vende (dhe i gjithe kampi komunist), rreth atyre viteve ndryshuan kurs, dhe ndoqen rrugen e nje komunizmi te zbutur duke demaskuar ne te njejten kohe komunizmin kriminal stalinian, te ndjekur edhe nga Hoxha. Ato ndoqen politika ekonomike qe lejonte deri diku pronen private. Hoxha, i cili nuk mund te siguronte me mbeshtetje as politike e as ekonomike ka qene ne dileme ne ate kohe. Dilema e tij ka qene se po te reformohej, do te mund t'i ikte pushteti, madje dhe te denohej sepse kishte bere shume krime, gje per te cilen e urrenin te gjithe intelektualet e kohes (gjithmone sipas Ngjeles).
Nejse fati i zi i Shqiperise, ishte vendimi i kundert i Hoxhes. Ishte mbyllja hermetike, vazhdimi i krimeve te Hoxhes duke eliminuar intelektualet dhe specialistet e mirefillte duke i quajtur pro-Sovjetik, pro-Kinez, vrasjen e intelektualizmit dhe kultures, rritjen e nje gjenerate te tere te paaftish.
Keshtu na gjeti viti '90, me nje ekonomi inekzistente dhe te amortizuar, me njerez te uritur (uri per buke e kam fjalen), pa intelektuale dhe me brenga te thella si shoqeri, se kishin spiunuar njeri tjetrin per nje flete lavderimi te qelbur.
Viti '90 nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ishte nje bombe prej 3 milion njerezish te zhuritur qe do shperthente, nuk mund te ishte e bute. Rastin e fundit per te bere nje tranzicion te bute e ka pasur Alia, por ai ishte regjenti i Hoxhes dhe natyrisht qe nuk kishte kapacitet ta kuptuar kohen. Perkundrazi ai e pengoi, se sic e ka shpjeguar Kadareja, ai ka pase shprese te fitonte puci i komunistave te kastes se vjeter qe ndodhi ne Rusi ne '91. Ai puc deshtoi per fatin e mire edhe tonin.
Nejse se u zgjata. Nuk ishte e gjitha replike.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 282 283 284 285 286 287 288 289 290 [291] 292 293 294 295 296 297 298 299 300 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.