Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Ju diskutoni per ndertesen kur nuk ka themele. Ne Shqiperi ka nje shtrese te mesme, e cila eshte po aq e depresuar dhe frikesuar sa shtresat e tjera. Te pasur nuk ka, nuk ekziston nje shtrese e tille, sepse ne Shqiperi nuk konsolidohet pasuria. Ka vetem te pasur kalimtare, te cilet varen nga kushtet politike dhe zgjasin nja 10 vjet maksimumi. Ne rrethana te peraferta eshte dhe "shtresa" e mesme, sepse nuk ka burime fitime te sigurta, rroga te sigurta, apo ekonomi stabel. Shume firma nuk paguajne haracet, shume nga njerezit qe njoh tashme llogarisin vetem paradheniet, sepse leket e tjera ka shume mundesi mos ti marrin. Po ti shtosh edhe heterogjenitetin social, dmth faktin qe ka njerez me kulture teper te ndryshme per te ndertuar nje shtet te perbashket, atehere kuptohet pse shtresat e mesme dhe te larta prape jane ne depresion. Sado mire te jesh ne Shqiperi nuk mund te jetosh i qete persa kohe te rrethojne problemet sociale, vjedhjet, aksidentet, vrasjet, gjakmarrjet, etj. Prandaj ndodh paradoksi qe njerez nga shtresa e mesme ose perkohesisht e pasur, ikin jashte vendit, kur tradicionalisht emigracionin ne bote e kane bere pabuksat, njerezit qe s'kishin te hanin. Nje shembull qe me takoi para pak muajsh. Burri me biznes mobiljesh, gruaja ne sferat me te larta akademike e vleresuar ne perendim. Te dy donin te iknin me cdo kusht, sepse jane acaruar nga situata, nga destabiliteti ekonomik i vendit (sot ke biznes, neser ke borxhe), nga kultura e eger e njerezve qe i rrethojne, etj. Ne pergjithesi ata qe ia kalojne mire ne Shqiperi jane ata qe injorojne se cfare ndodh perreth tyre. Kam njohur dhe nga keta, por kur i tregoj detaje qe i rrethojne zgjohen pak nga stadi i injorimit te realitetit.
Tani, sa per te treguar themelet, nje gje duhet shtuar. Kete nuk kuptojne shqiptaret. Shqiperia nuk ka qene kurre shtet. Po ta marresh ne vije historike qekur u mor pavaresia e deri me sot, nuk ka patur asnjehere bazat institucionale te nje shteti. Komunizmi qe gjoja mbahet nga shqiptaret si shtet i forte, ishte vetem nje sistem diktatorial hierarkik ku cdo institucion varej nga partia dhe partia varej nga lideri. Ne pergjithesi nuk kishte asnje institucion te pavarur. Shteti arriti aty sa dhe jeten private mos ta linte te pavarur nga teorite dhe propaganda. Pra ishte diktature tipike qe nuk vuri asnje gur ne ndertimin e shtetit institucional dhe vuri shume gure ne ndertimin e digave dhe uzinave. Shteti para ose pas komunizmit eshte i ngjashem, amulli, qeveri te perkohshme, grushte shteti, dhe njerez qe nuk besojne te shteti, por me shtetin dhe me zjarrin nuk luajne. Sot ne Shqiperi vazhdon e njejta histori, shqiptaret nuk e besojne shtetin, nuk e duan, e dine qe eshte mjet ne doren e liderit, kurse poshte ka korrupsion te papare, ekstrem, ne te gjitha dimensionet, nga mesuesi tek polici, nga doganieri te ujesjellsi, nga deputeti tek kryeministri, nga bashkia tek ministria. Shteti qendron ne kembe sa per iluzion. Ne fakt askush nuk e do dhe nuk e respekton shtetin, sepse nuk e ndjen te vetin. Dhe nuk e ndjen te vetin sepse shteti nuk perfaqson njerezit, nevojat e tyre (qofte dhe per te vene denimin me vdekje), perfaqson vetem deshirat per pushtet politik ose ekonomik te bandes se rradhes. Aq e vertete kjo saqe shumica e shqiptareve ka besim vetem tek fuqite e huaja, tek ambasadoret, tek gjykata e Strasburgut, tek Hilary Klinton, etj. Thelle thelle shqiptaret e dine qe nuk kane shtet, por nuk duan ta pranojne me ze te plote.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.