Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 284 285 286 287 288 289 290 291 292 [293] 294 295 296 297 298 299 300 301 302 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Re: La meglio gioventu
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bujaria vjen thjesht nga lumturia. S'mund te jesh bujar kur nuk je i lumtur, i permbushur me jeten qe ke. S'mund te behesh altruist kur te pakten per nje moment nuk ndalon te besh llogarite dhe ti falesh pak nga ajo qe ke dikujt tjeter qe ka me pak. Eshte humane, njerezore. Ashtu sic eshte perceptimi i plotesise, thjesht njerezor, subjektiv. Ndaj njerezit e lumtur i duam, kerkojme te na rrethojne, dhe te deshperuarit i largojme, i izolojme, ashtu egoisht, njerezisht, me aksiomen e zakonshme qe i lumturi ka per te dhene. Zgjatemi tek ata si lypes, harkojme kurrizin qe altruizmi i tyre te na ferkoje. Ngjitemi pas njerezve te lumtur me shpresen se lumturia eshte ngjitese.
Eshte kendshem dicka e tille, eshte kendshem edhe thjesht ta kuptosh. Ashtu sic eshte kendshem te kuptosh se teoria dhe praktika shpesh luftojne. Te lumturit, pra, ndonjehere nuk japin asgje, eshte thjesht nje stad i tyre, i erret, i paspjegueshem, delirant, gati makaber. E ndersa shpirtrat ndjekin lumturaket me aksioma te pashkruara, zemrat vuajne realitete te prekshme.
Edhe kjo eshte kendshem. Na jep mundesi per te dale nga ky sistem ekuacionesh lumturiro-depresive. Na fton te jemi thjesht vetvetja, te dashurojme kur duam dike, te merzitemi kur jemi keq, te japim kur kemi per te dhene. Nuk qenka e thene mesa duket te jesh domosdoshmerisht i lumtur. E bukura e qenies tone eshte se ecen ne shume dimensione. Njeri prej tyre eshte ne mode, dhe moda rrotullohet. Do vije gjithmone nje moment qe qenia jote, dimensionet e tua, behen te modes. Mjafton te jesh vetvetja. Mjafton mos kopjosh, mos tjetersohesh, mos bigbrotherohesh. Ti je thjesht ti, jo si cope guri e pagdhendur dhe e patjetersuar, por si njeri qe jep dhe merr, meson dhe ndryshon, dashuron dhe le, puth dhe perbuz. Mjafton thjesht te jesh ti, me njeqind ti-rat e tjere qe virtualisht ke me vete. Mjafton te jesh njeri normal, ne kontakt me veten ne njeren ane dhe me boten ne tjetren, ashtu pa menduar gjate. Mjafton kjo qe te plakesh pa pendesa.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 284 285 286 287 288 289 290 291 292 [293] 294 295 296 297 298 299 300 301 302 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.