Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 284 285 286 287 288 289 290 291 292 [293] 294 295 296 297 298 299 300 301 302 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga mobidik datë 08 Gusht 2006 - 23:56:

           Do ishte nje shpresë e kotë që shpifjet kundra kreut të “Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” të ndaleshin nga vetë personat, të cilët i ngrejnë këto fyerje. Dhe në fakt unë nuk dua të merrem me to, sepse ato duken qartë që janë trillime, ngarje të sajuara dhe pa fakte. Dua vetëm të kujtojë dy gjëra.
         a) “Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” njihet nga vetë shteti Shqiptar dhe institucionet më ta larta të tij dhe jo vetëm kaq, por respektohet dhe vlerësohet kontributi i saj i dobishëm në shoqërinë Shqiptare. Komunitet e tjera fetare në Shqipëri si Kisha Katolike dhe Komuniteti Musliman nuk mbajn qëndrim të tillë, por edhe më të afërt ato jo e vetëm e vlerësojnë, por solidarizohen vëllazërisht me misionin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Të njëjtë gjë bën edhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare për këto komunitete. Por fakti më kryesor është se vetë besimtarët e krishterë Ortodoks e vlerësojnë veprën Hyjnore të kishës së tyre si dhe të kreut të saj Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, detit, perëndimit dhe gjithë Shqipërisë dhe nuk pranojnë që tendenca të ndryshme dashakeqe të shpifin dhe ta ngatarrojnë kishën dhe kreun e saj me politikën, ose ta njesojnë Ortodoksinë me Elenizmin, gjëra të cilat s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrrën. Gjithashtu Kisha jonë Ortodokse njihte nga të gjitha Kishat e tjera Ortodokse kudo në botë. Ky fakt i shton asaj jo vetëm legjitimitet, por edhe vlera si kishë dhe si organizëm kanonik Hyjnoro-njerëzor.
        b) Pika e dytë ka të bëjë me atë që thuhen për Kishën Ortodokse. Në një shoqëri të përparuar dhe në mediat e saj të gjitha këto shpifje dhe ofeza ndaj integritetit të një institucioni fetar, ose çfarëdo institucioni, si dhe ndaj vetë drejtuesve të këtij insitucioni do dënoheshin rëndë me masa fatale. Sepse liria e fjalës vërte na jep të drejtën ne që të shprehim lirshëm nje mendim të pjekur ose amator, por kurrësesi nuk na jep të drejtën ne që të shpifim duke cënuar individë, grupe shoqëror dhe personalitete të ndryshme. Kuptohet që në një forum virtual mund të hidhen lloj-lloj mendimesh të lira, por në çfarëdo hapsire qoftë edhe një hapsire humoristike të këtij forumi nuk duhet të lejohet të cënohet integriteti i një personi dhe jo më të cënohet figura më e lartë e një bashkësie fetare deri në atë pikë që të preken dhe ndjenjat fetare të një pjese të popullit tonë sepse të gjitha këto skrime të papërgjegjëshme shkojnë krejtësisht kundra normave elementare demkokratike dhe njerëzore. 
          Edhe një herë kujtoj se është e kotë shpresa që të ndalen shpifjet e disa personave madje deri në atë pikë që në një hapsirë për Besimet fetare të fyhen ndjenja fetare të një X besimi, por shpresat e mia nuk veniten në seriozitetin e shumë personave që janë pjesë e këtij forumi, por edhe të personave përgjegjës të këtij forumi, të cilët mendoj se do ta kuptojnë fare qartë shqetësimin tim dhe do dinë të veprojnë në dobi të këtij forumi dhe të lirisë së vërtetë të fjalës.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 284 285 286 287 288 289 290 291 292 [293] 294 295 296 297 298 299 300 301 302 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.