Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 287 288 289 290 291 292 293 294 295 [296] 297 298 299 300 301 302 303 304 305 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga elementi79 datë 16 Shkurt 2007 - 22:16:

Wink

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
 
....................
Sa kohe qe ka kaluar …pylli I virgjer,I pashkelur,me qiparise te bukura,manastiri nen tenden e te cilit flinin pulbardhat,ndresa brenda tij luhatej drita e qirinjeve qe treteshin bashke me naten.Dritat e para te mengjesit,I vidhja per ty qe ende flije e shihja se si zgjohej bregu ngadale e tretej era me valet….Bashkova eren dhe detin ..era me perkedhelte me duart e saj te patrajtshme e delikate ,deti me ftonte ne thellesine e tij,ndersa ti prane meje  me buzeqeshje embel…..Ja streheza jone mendova,por ne fakt ishte thjesht nje cast qe u zhduk diku ne humbetiren e detit….Ne xhepat e botes strukeshim duke luajtur me valet e detit dhe cdo  gje ishte kaq e thjeshte sa na dukej se ngjyrat e sfides po zbeheshin dita-dites.Nuk doja asgje me teper vec te rrija prane teje e te ndjeja frymemarrjen tende…Por ne nje mengjes nuk e ndjeva me kete frymemarrje,degjova vetem gjurmet e valeve qe sfidonin bregun e veshur me sekretet tona..Brenda meje  si nje lavjerres ne zbrazeti luhatej koha pa drejtim dhe valet e trishta u kthyen me rrembim duke terhequr Brenda vetes pushtimin  e hidhur te braktisjes….Yjet ne qiellin blu regetinin gjithe dyshim valsin e frikes,thelle e me thelle vetedija kujdesej per njollat e mekatit. Vazhdova te ecja duke numeruar gjurmet e genjeshterta ku shfaqen hijet nen strehen e erret te zhdukjes…e dhimbjes I lutesha per ty….Me kete tis magjik une qiellin piktuova …..kurre kaq e vetme……..Dhembje nema doren,eja prane meje! Te degjoj ende tek me peshperit ne vesh,por dobesia nuk me lejon te deshifroj mesazhin tend…..Te gjitha kujtimet I vendosa ne breg te detit dhe e lashe henen te fundosej….dhe vetja me dukej si shishja me te mrekullushmin mesazh dashurie brenda qe asnjeri nuk mund ta lexoje dhe fatkeqesisht e le veten te perplaset  nga I zakonshmi det indiference……..Nese do te kisha mundesi te zgjidhja ,me siguri do te zgjidhja te mos te te shihja me,sepse ndjen dhembje kur mendoj per bregun,deshmitar memec I puthjes tone te pare………….Do te doja te mos kisha deshire te dashuroja…do te doja te isha guraleci I vogel qe femija shkermoi ne fund te detit …bashke me fragmente e nje vere………………….
 
 
 
ps:  faleminderit eric




vertet qe shkruan bukur
Kat por shume gjate/
konsideroje kete nje kritik qe te ndihmon te permiresosh me tej....

lexo keto////////
O KAT, O DRITE QE VERBON
SI HARK I NGREHUR TRUPI YT
E HEDH SHIGJETEN EDHE SHKON
PA E PARE GJAKUN QE ME MBYT

hajt tash permiresohu


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 287 288 289 290 291 292 293 294 295 [296] 297 298 299 300 301 302 303 304 305 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.