Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 290 291 292 293 294 295 296 297 298 [299] 300 301 302 303 304 305 306 307 308 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga robert datë 21 Tetor 2012 - 22:20:

Me terhoqi vemendjen ketu pyetja e bledarceles: a e di njeri ndryshimin midis demokracise dhe komunizmit? Dhe qe askush nuk i paska dhene pergjigje, m.gj.th-se besoj, se gjithkush duhet ta dije pergjigjen. Duke e zene se gjithkush ka harruar te jape pergjigjen e tij, po pergjigjem une, nga aq sa kemi mesuar. Demokracia eshte nje proces, komunizmi eshte nje sistem, me sakte: faza e fundit e sistemeve.
E para eshte proces qe nuk pershkon thuajse fare regjimet dhe autokracite; ajo pershkon pak ose shume sistemet e ndryshme. Ndersa komunizmi ne vetvete, si nje mbisistem, (i etikuar "sistem", sepse nuk ka term tjeter per ta karakterizuar) eshte sistemi me shoqerine pa klasa. (Qe ky sistem eshte percaktuar nga nje shumice ekonomistesh, filozofesh dhe studjuesish si nje utopi njerezore, kjo nuk e ndryshon percaktimin e tij teorik (-abstrakt) te mesiperm. Pra, ndersa me demokraci parakuptojme nje sere procesesh dhe reformash sociale dhe politike, deri diku edhe ekonomike, si ne sistemin kapitalist ashtu dhe ate socialist, ne komunizem kuptimi i demokracise e humb kuptimin, pasi parakupton nje shoqeri pa dallime klasore, -keto te fundit i japin kuptim proceseve demokratike ne nje sistem te caktuar.
Besoj eshte gjithkush i kesaj pergjigjeje, pa u ngaterruar me sistemet e ashtuquajtura socialiste te lindjes.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 290 291 292 293 294 295 296 297 298 [299] 300 301 302 303 304 305 306 307 308 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.