Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Trashje pa Kufi Ketu ne Forum Per Ju nga Une...
Ndjej thonjte e shpirtit tek gervishten mbas mureve te kraharorit tim. C'dreqin kerkojne? Edhe mbas konsumimit te me se embel genjeshter (pija) ato vazhdojne akoma gerryejn... thua se do ja gjejne fundin ndonjehere ketij shpirtit tim? C'paskam pas nje shpirt kok-derr dhe une, diti te ulet ne gjunje para cdo gjeje, e ti kaloje... ti le mbrapa e te ze shtresa mishi mbi to. Ah, por kete dreq gervishtje thonjsh nga dhimb-vuajtia, s'e harron, s'e mbulon... s'merr guximin t'i beje asgje. Ja ka lene ate fush-betejen e shpirtrave ne dore, me shprese se do e gerryeje deri ne fund, deri aq sa mos te kete me shpirt ne shpirtin tim.
Dhimbja? Oh, te behet dicka me te cilen s'jeton dot me pas, me te cilen ti dhe shpirti jot s'beni dot pa te, ashtu sic nuk flejme dot pa nje jastik te bute poshte kokes cdo nate. Ju a them une, e kam provuar mire, dhimb-vuajtia eshte binjakja ime. E perjeteshme? Mendoj se po.
Ika ne fush-betejn e lene pergjys, ate te se embles genjeshter, konsumimi asaj ndonjehere duket i pafund. Keshtu - perseri- ashtu si edhe shume nete te tjera, kjo gervishtja e thonjve te mi nga dhimbja fitoj serish... Po shkoj te genjehem, eshte gjeja me e mire qe di te bej.
Dikush ----- ku? Per nje cast mendova, se dikush solli pak melodi ne naten time me kete dreq gervishtjeje te bezdis'shme-pambarishme, por jo... iluzioni im. Ah - sikur dikush vertete te sillte pak melodi tani... tani... TANI! Pak melodi ju lutem - ju shpirtra qe degjoni thirrjen e shpirtit tim te humbur ne vetmi... sillmeni pak melodi...!!!
Gjithsej 307 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.