Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Teodor Keko (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10611)


Postuar nga cupka datë 16 Janar 2006 - 21:06:

Madheshtia e detit

Ne rrinim te heshtur prane detit,
veshtrimi mbi ty me mbeti.
"Sa me do e dashur?"
Ti syte i hodhe nga deti.

1980


Kur dikush thote

Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
shume kohe ne enderr me mbete.
Kur gjumi varej mbi qepalle,
magjepsese uleshe prane meje.

Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
Pa ty jane endrrat si shkretetire.
Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
Une te kam dashur. Naten e e mire!

1983


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.