Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga iliriusa datë 21 Korrik 2006 - 08:28:

Si te thuash 'Miremengjes' kur ti zgjohesh e mengjesi ka marr arratine me kohe? Dielli digjet ne hapsirat blu edhe ajri i ngopur me avull te mbush mushkrite. Zgjohesh me nje zbrazeti te cuditeshme ne shpirt, si te kishe harruar dicka ne nje nga copezat e endrrave qe lindin nen qepallat e mbyllura. Zgjohesh, sepse filloi nje tjeter dite por ne brendesi ti e ndjen se s'eshte gje tjeter vecse e njejta dite, qe perseritet e perseritet si nje mallkim i cuditshem qe ti s'e di pse te ka rene ty mbi krye. Edhe cicerimat e zogjve jane te corjentuara, disi te ngaterruara.... gjithecka eshte vetem nje grusht tingujsh te shpupurisur qe te rrethon e te le te ftohte si nje perqafim i paperfunduar....

Si te thuash 'Miremengjes' kur ndjen nje mall te cuditshem qe s'di ti japesh nje emer e i jep njekohesisht cdo emer qe njeh?

Si te thuash 'Miremengjes' kur s'arrin ta prekesh asnjehere mengjesin? E lodhur perqafon jastekun e ul aty syte e pergjumur e mengjesi vjen e iken e te gjen e te le mes endrrave te kokolepsura keq. Endrra qe te mblidhen shuk ne kraharor si nje e kollitur qe nuk e heq dot qafe kurre.

Shterheq krahet e lodhur, ne pamundesi per te permbledhur qiellin ne kraharor me mbeten aty nje grrumbull i enjtur resh.... Perplas qepallat derisa syte mesohen me driten lebtyrse...blebezoj ngadal: Miremengjes!

Si pergjigje.... vetem heshtje!


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.