Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datë 01 Tetor 2006 - 08:16:

TIRANE (16 Nëntor)

- Në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolë Jakova.
I lindur në Shkodër në vitin 1916, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, Kolë Jakova mori pjesë gjallërisht në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në këto vite ai bëri hapat e para në letërsi me vjershat "Kënga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", të cilat u kënduan si këngë kudo.
Pas Çlirimit ai shkroi vepra poetike, nga të cilat shquhen "Heronjtë e Vigut" në vitin 1953, ku, sipas poetikës së folkorit, i këndoi heroizmit të partizanëve.
Fusha kryesore e letrave shqipe, të cilës ai iu përkushtua më tepër, është dramaturgjia, me dramat; "Toka jonë" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegës" 1970, "Bashkë me agimin" 1975, "Lugajanët" 1977, etj.
Kolë Jakova u bë i njohur me dramën "Halili dhe Hajria", shkruar në vitin 1949, ku pasqyrohet trimëria e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII-të.
Sipas kritikës, dramaturgjia e Kolë Jakovës karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtë dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathët dhe i goditur.
Ai është gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujërave", "Përballë hekurave të kryqëzuara", "Kullë buzë liqenit". Homazhet në nderim të këtij personaliteti të letrave shqipe, do të bëhen në ambientet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ndërsa ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet nesër në orën 12:00.


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.