Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Poezi nga Pellumb Syku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14610)
Heret a vone.
Heret a vone, po nuk lashe nam
ne ndonje ves te çthurur a prapesi,
prap tek sofer-varfra me u kthye kam
me te kuqin ne gjak o vellezerit e mi,
se jam si trofta e tretun nga rrjedha
qe ne lindje, larg nga e saja strofull,
qe tash rrjedhes kundra i shkon se zemra
don te kthehet ku lindi per te ngordhur.
Te tjera dite pas lashe.
Edhe sot si dje e pardje:
po n'ato gjurme prap shkela,
po ato fytyra prap pashe,
po ato rruge prap preva,
por te tjera dite pas lashe.
Puthme!
Puthme fort puthme e mos ndalo,
merrma frymen me ngadale!
Permbi mua embel pranvero,
porsi dielli mbi boren e bardhe!
Puthme prap puthme si di ti,
çoma trupin ne ekstaze;
Sikur flladi i veres ne nxehtesi
joshme ti pa thene nje fraze!
Puthme ti puthme me mijera here,
qe dhe engjejt t'na kene zili!
Prekmi buzet me buze si floket ne ere,
jepme zjarr ne brendesi!
Falmi mua buzet e embla,
falma mua trupin tend!
Dashurine tende shume ma ka enda
le te kallim flake kete vend.
Deri mbreme.
Deri mbreme
ti pushoje ne krahet e mi,
me sy te embel me shikoje
e ndersa qeshje si femi
zemren time roberoje.
...se vetem mbreme,
me the te dua mijera here
tek me puthje plot pasion,
tek buzeqeshje;nje pranvere
ish krijuar si mirazh a iluzion.
Vetem sot
zemra ime u dogj si dylli,
si çepur lotet ne faqe.
Dyert zoti, perse i mbylli?...
pyes veten e nuk gjej paqe.
Deri sot
se ndoshta neser ose nje dite
atje me ty do jem dhe une,
bardhe,zi, terr a drite,
s'prish pune te dua shume.
Ja ku jemi!
Shtrengata doli ne njeren ane,
ylberi ne anen tjeter,
ja ku jemi!
Erresira kerqethka trupin,
drita verboka syte,
shtangur mbetur kemi.
Zhinxhiri na ka terbuar,
tiranet jane maskuar,
veten tash kafshojme.
Atdheu po na jep udhen,
bota na ka zene prite,
veç pezull qendrojme.
Gjah i vetflijuar jam.
Gjah i vetflijuar jam mbi kete shtrat
per instiktet e trupit tend, luaneshe,
ndaj, shqyem pa ndjenje faji e pa merak,
veç shqyem ngadale qe gjate t’me keshe!
Merrem me flake se me zjarr po te jepem!
Perkundem mes yjesh por zgjuar mbame,
derisa te shuhem, derisa te tretem,
se atje tej do vdes e do lindem luan!
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.