Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kontrolli i Mendjes – Krim Kunder Njerezimit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14748)


Postuar nga ariskratos datë 23 Tetor 2007 - 12:03:

Kontrolli i mendjes – krim kundër njerëzimit

Kontrolli i mendjes – krim kundër njerëzimit

Deri më sot, atë çka njeriu kishte në mendje apo "në shpirt" vetëm një "zot e dinte". Edhe në periudhën e Inkuzicionit më të egër, atij të shekujve të 15 – 16-të), megjithë torturat makrabe që aplikoheshin në birucat e kthinat e Katakombeve të Romës, inkuziitorët e Vatikanit nuk ishin të sigurtë për vërtetësinë e deponimeve të njerëzve të tortuar mbi vërtetësinë e tyre.


Leximi i trurit të njeriut, pra deshifrimi i fjalëve, fjalive, pra, mendimeve të shprehura me fjalë, si dhe imazhet që njeriu pasqyron në tru, sot është një arritje e madhe e shkencës, por ka qenë dhe kaherë një ëndërr e madhe e Sunduesve te Botes për të kontrolluar njeriun dhe për të sunduar mbi të. Epoka e kompjuterave këtë ëndërr e ka bërë realitet.

Sot ka mjaft zëra në botë që janë ngritur kundër zbatimit të kësaj teknologjie prapa krahëve të njerëzimit, pra në fshehtësi të plotë të opinionit publik. Mërmërimat e para gjysëm zyrtare vetëm sa e cekin këtë problem të madh ETIK, një problem, i cili po të mos kontrollohet si deri më tani, përbën një SHKELJE TË RËNDË TË DINJITETIT TË NJERIUT dhe NJË KËRCËNIM REAL PËR JETIN E TIJ DHE TË SHOQËRISË; Ky rrezik është shumë i madh, sepse kjo teknologji nuk ndalet vetëm në leximin e trurit, që edhe sipas të gjitha Kushtetutave të të Gjithë botës cënon rëndë fshehtësinë dhe jetën private të njeriut.

Përse kjo shpikje e zbuluar që në vitet 60-të nuk është bërë ende publike? Disa nga arsyet janë këto:

- Kjo teknologji është shfrytëzuar për spiunimin e shteteve dhe individëve
- Kjo teknologji është shfrytëzuar në dëm të mbarëvajtjes së shteteve dhe të
shëndetit të individëve.
- Kjo teknologji kur të publikohet, do t'i hapë shumë punë vetë Sunduesve te botës. Monitorimi i trurit do të zbulojë karakterin e vërtetë të sunduesve të botës të, do të zbulojë Gënjeshtrën dhe Pabesitë që ata inskenojnë çdo ditë në dëm të individëve, grupeve shoqërore, kombeve dhe krejt njerëzimit.

- Çfarë mendon Papa gjithë ditën, për seksin (pasi burrat mendojnë çdo shtatë sekonda vetëm për seksin) apo për zotin?

http://www.timesonline.co.uk/tol/li...ticle723673.ece
http://psychologytoday.com/articles/pto-4355.html
http://www.snopes.com/science/stats/thinksex.asp

- Çfarë mendojnë drejtues shtetesh si Bushi, Putini apo Berisha dhe Rama etj. gjatë gjithë ditës. A vërtet i pret ata barku për hallet e gjindjes?

Por ju mund t'i shtoni këtyre arsyetimeve dhe njëmijë arsye të tjera siç janë vjedhja e zbulimeve, që bëjnë shkencëtarët që në momentin e zbulimit në tru, e ndalimit të përhapjes të dija lloje zbulimit me anë të mbylljes së gojës e deri zhdukjes së tyre me plumb etj. etj.

Tani leximi i trurit është një realitet gjysëm i pranuar. Në internet do të gjeni shembuj se si po punohet që me anë të trurit për të drejtuar kompjuterin, deri edhe te makinat. Pra vetëm duke menduar, pa patur nevojë tastierë (për kompjuterin) dhe pa patur nevojë për timon dhe marshe (për makinat) njerëzit kanë filluar të punojnë dhe luajnë në kompjutër dhe të shkojnë në vendin e punës me makina.

Kjo është një fazë që e ka tejkaluar tashmë leximin e trurit. Fjalët dhe mendimet e njeriut nëpërmjet fushës elektro-manjetike që krijon truri shfrytëzohen për të komanduar kompjuterin dhe makinën.

Në një botë të tillë, që po na përgatisin të fuqishmit e botës ç'kuptim kanë MORALI dhe ETIKA? Ç'kuptim ka LIRIA dhe DINJITETI. A ka më kuptim POLITIKA dhe SHTETI? Sa i sigurtë është tani INDIVIDI dhe KOMBI?

Për të kuptuar diçka për këto mund të lexoni në këto faqe interneti:

http://www.fedame.org/phpBB2/viewto...c6d90faa038ff2f
http://mindcontrol.twoday.net/topic...Mental+Slavery/
http://www.surveillanceissues.com/
http://www.crank.net/mind.html
http://www.sonic.net/sentinel/gvcon8.html


Mikrovalët përdoren kundër njerëzimit
http://www.assassinationscience.com/EMP5.htm

Parazitë për të skllavëruar njerëzimin
http://www.grouchogandhi.com/2006/0...ol-program.html


shiko dhe
http://www.sciencedaily.com/release...60614113301.htm
http://seattlepi.nwsource.com/local/203984_brain16.html
http://www.ergoweb.com/news/detail.cfm?id=1088
http://archive.salon.com/21st/featu.../23feature.html


Autori i kesaj teme ka kaluar ore te tera ne Komisariatet e Policise se Tiranes gati nje vite me pare per denoncimin e kesaj teknologjie qe zbatohet dhe ne Shqiperi. Dhe organet e Policise Shqiptare nuk guxuan te mbajne asnje proces - verbal per mbajtjen antiligjore te nje individi ne qelite e saj!


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.