Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A duhet uruar per festat fetare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15111)


Postuar nga IQVLORA datë 24 Qershor 2008 - 16:51:

Tradita e urimit per festat fetare midis shqiptarve nuk ka lindur sot.Ajo eshte e vjeter ndoshta daton ne kohen kur u be konvertimi i tyre ne myslyman me hir apo pa hirin e tyre.Kjo tradite iu eshte transmetuar edhe brezave.Une qe po shkruaj ketu sot,kam pare me syte e mij qe miq e shoke te familjes time,apo te te afermve te mij posedojne kartolina te derguara nga te krishteret qe i uronin per festen e Bajramit(Barjamit si i themi ne ne Vlore) dhe anasjelltas, kur per krishtlindje beheshin urime nga myslymanet nepermjet kartolinave postare.Keto kartolina me urime datojne gjer ne vitet e komunizmit,kur feja nuk ish e ndaluar.Ato kartolina qe une kam pare kane qene te viteve 50 te shekullit qe porsa lam mbrapa.Ne fshatin Dukat te Vlores,afer bazes se Pasha Limanit kane jetuar dy vellezer me fe te ndryshme ne fillimet e shekullit te kaluar.A nuk duhet t'i uronin njeri tjetrit festat keta dy vellezer?Gjithashtu mbaj mend qe nje pjese e fisit tim ishin te krishter.Sot e kesaj dite ne e dijme qe rrjedhim nga nje familje dhe per festat respektive beheshin vizita tek njeri tjetri.Perse te mos vazhdoj edhe ne ditet e sotme kjo tradite e bukur midis vellezrish te nje gjaku?Kjo tradite do te vazhdoje dhe eshte mire qe t'i jepet nje kuptim i ri,sepse shqiptaret e cdo besimi qofshin, jetojne ne kohet moderne dhe brezat jane me inteligjent per te gjykuar me ate qe ka ndodhur me kombin tone..


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.