Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Fajtori datë 01 Korrik 2008 - 00:16:

Pikerisht per kete aresye arrita ne perfundimin e mesiperm. Shteti efektivisht ndjek interesat per te cilat eshte zgjedhur, por ato interesa jane krejt jashte realitetit te perditshem.

Marrim dy shembuj te thjeshte:
Ne shqiperi ka limite shpejtesie neper rruge te cilat jane thjesht utopike. E kam vene re disa here me veten time (psh prane Vores ne autostrade limiti eshte 40 km/h) dhe nuk e respektojne dot as kamionet e jo me veturat (shpejtesia mesatare 60 km/h).

Rasti i dyte i takon jugut te Italise, ku CD e kopjuara dhe aktivitetet e jashteligjshme mbajne ne kembe shume familje. Nese keto aktivitete zhduken sot me neser praktikisht populli vdes. Pra jashteligjshmeria eshte e nevojshme per te mbijetuar ne zona te tilla.

Atehere, pas ketyre shembujve, eshte evidente qe limiti qe i veme vetes eshte krejt utopik dhe pa lidhje me realitetin. Kjo ben qe frika ndaj policise te jete VETEM nje frike e ndergjegjshme per diferencen mes rregullave utopike dhe realitetit te perditshem. Keshtu qe friken nuk e sjell polici ne vetvete, por vetedija se dicka jashte ligjit do e kemi patjeter, duke qene se rregullat qe kemi vene jane komplet jashte natyres tone.

Me pak fjale, pra, frika para policit permbledh ankthin popullor te qenies krejt ndryshe nga c'duam te heqim veten kur bejme ligjet. Apo jo ?


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.