Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- S.C. Lewis --Mere Christianity (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16338)
cntd
Perpara se te le kete teme duhet t’ju njoftoj per disa keqkuptime:
(1) kenaqesi kur merr lavderime nuk eshte krenari. Femija qe merr lavderime se mesoi mire, gruaja,bukuria e se ciles levdohet nga I dashuri I saj,shpirti I shpetuar qe Krishti thote: ‘Te lutme’ jane te kenaqur dhe duhet te jene. Kenaqeisa varet jo se kush je,por ne faktin qe ti ke kenaqur dike qe ti doje me te drejte ta kenaqje. E keqja fillon kur kalon nga te menduarit :”E kam kenaqur kete person,gjithcka eshte mire” ne “ C’person I mbrekullueshem jam qe e kam bere kete gje.”Sa me shume te kenaqesh duke menduar per veten dhe sa me pak te kenaqesh tek lavderimi I te tjereve aq me keq behet per ty. Nqs kenaqesh krejtesisht per veten dhe nuk te intereson fare lavderimi-ke arritur fundin. Ndaj dhe zvetenimi ,edhe pse eshte nje lloj krenarie qe shfaqet ne siperfaqe,eshte e keqja me e pakte dhe me e falshmja. Personi i zvetenuar do lavderime,duartrokitje,admirim te vazhdueshem. Eshte faj,por nje faj feminor,dhe ne menyre te cuditshme ,nje faj peruljeje. Tregon qe nuk je komplet i kenaqur me admirim tend.I vlereson njerezit mjaftueshem aq sa te mund te levdojne. Kjo ne fakt eshte njerezore. Krenaria e vertete, diabolike ,dhe e zeze vjen kur i ul njerezit poshte dhe as qe pyet se c'mendojne te tjeret per ty. Patjeter qe eshte shume e drejte,dhe shpesh detyra jone qe te mos pyesim se c'mendojne te tjeret per ne per nje arsye te drejte,pershembull sepse i vejme rendesi me shume se c'mendon Zoti per ne. Por personi krenar ka nje arsye tjeter. Ai mendon: perse duhet ti ve rendesi se c'mendon ky njeri me inferior se une sikur opinioni i tij ka ndonje vlere per mua. Dhe edhe nqs opinionet e tij do kishin vlere,a jam une njeri i tille qe te skuqem prej cdo komplimenti si ndonje vajze qe sa mbaron kercimin e saj te pare. Jo, une jam nje person i rritur dhe i integruar. C'do gje qe kam bere ,e kam bere per sadisfaksionin e idealeve te mia -per ndergjegjen time artistike-per traditen time familjare-apo sepse "Une jam nje njeri i ketij lloji." Nqs turma me pelqen-le te me pelqeje.Ata s'jane asgje per mua.Ne kete menyre,krenaria e thelle,zevendeson vanitetin,sepse sic e thashe me pare Satani do te kuroje nje'gabim te vogel' ne shkembim per nje me te madh.Duhet te perpiqemi te mos jemi ne vanitet,por kurre nuk duhet te jemi krenare per te sheruar vanitetin tone.
(2) Themi ne anglisht qe nje burre eshte krenar per djalin e tij ,apo per babain e tij,per shkollen e tij,regjimentin e tij dhe ngrihet pyetja nqs krenari e tille eshte mekat. Mendoj varet se c'nenkuptojme me 'krenar.' Ne shume raste ,ne te tilla fjalish, 'krenar' dmth nje admirim nga zemra per dike. Ky lloj admirimi eshte larg per tu quajtur mekat. Por nqs nje person mendon se eshte me lart prej te tjereve per shkak te babait te tij me emer, apo regjimentit te famshem qe ai ben pjese,ky eshte faj. Por edhe atehere do ishte me mire se te ishte krenar duke u nisur krejt prej vetes. Te duash dhe admirosh cdo gje pervec vetes eshte te besh nje hap me larg prej shkaterrimit shpirteror te vetes:megjithate nuk jemi mire shpirterisht per sa kohe qe duam dhe admirojme cfaredo gje me shume sec e duam dhe admirojme Zotin.
(3) Nuk duhet te mendojme se krenaria eshte dicka qe Zoti nuk e lejon sepse ai eshte i ofenduar apo perulesia si dicka qe ai e kerkon prej dinjitetit te tij-sikur Zoti vet te ishte krenar. Ai nuk shqetesohet per dinjitetin e vet.
Ai do qe te te njoh-Ai do qe te jap prej vetes se tij. Dhe Ai,dhe ti ,jeni dy gjera te nje lloji krejt te ndryshem ,qe nqs ke ndonje eksperience me te,ti do perulesh patjeter-nje perulesi me deshire,duke ndjere nje clirim qe po hedh gjithe gjerat e pakuptimta te dinjitetit tend qe te kane bere te mos kesh paqe dhe lumturi gjithe jetes tende. Ai po perpiqet qe te te peruli me qellim qe ta arrije kete moment :duke hequr veshjen budallaqe,te shpifur dhe fallco qe i veme vetes dhe sillemi si idiote. Do te doja te flisja me gjate mbi peruljen. Do te doja t'ju tregoja se c'clirim dhe rehatim sjell duke hequr veshjen e bukur -duke hequr veten fallco me gjithe parrullat" Shikome mua" dhe "A s'jam nje djale i mire?" dhe gjithe supozimet.Krahasimi qe mund te behet eshte si nje gote me uje te ftohte per nje njeri ne mes te shkretetires.
(4) Mos imagjino qe nqs takon nje person te perulur ai do jete sic shume njerez mendojne te 'perulur'. Ai nuk do jete nje person gjithmone ne favorin tend,qe te permend qe ai eshte askushi. Ndoshta c'do mendosh per te eshte se ai duket i gezuar,inteligjent , dhe qe interesohet vertet se c'po i thua. Nqs s'e pelqen ate njeri do jete se do ndihesh ziliqar per faktin se ai kenaqet prej jetes kaq lehte. Ai nuk do mendoje per perulesi;ai nuk do mendoje per veten fare.
Nqs ndonje do qe te fitoje perulesi ,mund t'ju them hapin e pare. Hapi i pare eshte te dish qe je krenar. Eshte hap shume i madh.Asgje s'mund te behet perpara ketij hapi. Nqs mendon se nuk je krenar atehere je vertet i tille.
C.S. Lewis
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.