Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Ligji "Për të drejtën e autorit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=168)


Postuar nga Ami- datë 29 Janar 2003 - 04:42:

Kreu IV

KREU IV

KOHËZGJATJA E MBROJTJES

Neni 17
Kohëzgjatja e mbrojtjes

Përveç rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë kre, e drejta morale ruhet përgjithmonë dhe e drejta ekonomike e një vepre ruhet gjatë gjithë jetës së autorit dhe 50 vjet pas vdekjes së tij.

Neni 18
Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprave me autorësi të përbashkët.

Të drejtat morale dhe ekonomike të një vepre anonime ose me një pseudonim ruhen për 50 vjet që nga dita e botimit të parë të ligjshëm të veprës. Nëse identiteti i autorit zbulohet para afatit të kësaj date, zbatohen sipas rastit, dispozitat e neneve 17 dhe 18.

Neni 19
Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprave kolektive, fotografike dhe audiovizuale

Të drejtat morale dhe ekonomike të një vepre kolektive fotografike e audiovizuale ruhen 50 vjet që nga data kur kjo vepër i është dhënën në mënyrë të ligjshme publikut ose në rast të kundërt, për 50 vjet që nga data e prodhimit të veprës, pra 50 vjet pas krijimit të saj.

Neni 20
Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprave të artit të aplikuar

Të drejtat morale dhe ekonomike të veprës së artit të aplikuar mbrohen gjer në krye të 25 vjetëve nga dita e prodhimit.

Neni 21
Llogaritja e afateve

Çdo kohëzgjatje në këtë kre shkon deri në fund të vitit kalendarik.

-------------------------Vijon ne mesazhet e ardhshme..............


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.