Forumi Horizont Gjithsej 142 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)


Postuar nga amor alucius datë 28 Prill 2009 - 19:17:

Re: Jam ne dileme

Citim:
Po citoj ato që tha Briganti
E dashura me te cilen kam 10 vjet rapore shume intesive dhe pa asnje hije dyshimi gjer ne ate cast, me befasoi pa pritur. Ne aparatin e saj fotografik e gjeta te fotografuar me nje koleg te punes se saj. Fotoja mu duk me shume afinitet dhe shume puq, per thjesht dy kolege pune, pa gje me shume mes tyre. Fotoja eshte bere tani se fundi ne nje eskursion ne Stamboll, me kolektivin e punes. E pyet akush ishte ai person, dhe me tha thjesht emrin e tij, te cilin e kisha te degjuar per problemet e punes se sajq ei diskutojme shpesh. Shtoj se me te kam diference ne moshe, une jam i martuar ajo jo. Po edhe personi mashkull ne foto ka statusin tim ne moshe dhe ne aspektin civil. Jam ne dileme me veten. C'me keshilloni, si e spjegoni kete gje?


Po kjo qenka nje alamet femre me perspektive; sa ne krahet e nje burri te martuar, sa ne tjetrin. Ehh ca te ben mendja... Femer e re, me jeten perpara, me mundesine per te pasur nje mashkull te sajin,...shkon e etikon veten si "dashnore" me meshkuj qe e perdorin si nje prostitute. Bahhhh...

Ajo duket qe s'ta paska shume durimin ty: ne nje lidhje normale partnerja t'i pergjigjet partnerit me diçka te tipit"shok pune" nese e sheh ne nje foto te tille do fuste lidhjen ne krize. Pastaj te kishte pase minimumin e deshires per te mos demtuar lidhjen qe keni, s'do e kishte lene foton ne nje vend ku ajo duhet ta dije qe ti mund ta gjesh. Shkurt hesapi, nje forme per te dobesuar maredheniet me ty.

Keshilla qe mund te te jap eshte shih ate grua e hiq duar nga dashnoret nese mendon qe do te kesh nje jete me te. E serish nese do te ndryshosh femer duke u divorcuar, nje femer qe pranon te jete ne nje lidhje me nje mashkull te martuar eshte e dobet, s'ka respekt per veten e as per te ardhmen e saje. Natyrisht as ti s'ke dhene ndonje prove respekti apo ndonje prove vlere ose norme te theksuar.

Persa i perket xhelozise mbeshtes ate qe tha dikush mesiper: xhelozia eshte e pakuptimte kur di qe pala tjeter eshte shume mire e afte te arrije qellimet nese e fut ne mendje. Je ti ai qe del i demtuar pasi je ti ai qe ben skena xhelozie, qe fillon dhe e kontrollon,...duke vene ne avantazh ate tjetrin qe eshte ne fillimet e tija ohhh sa me romantike.


  Gjithsej 142 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.