Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)
Studiuesit shqiptarë: Enciklopedia, me prapavijë politike
TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.
Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.
Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.
Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti.
"Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar".
Marre nga "Shekulli"
Gjithsej 62 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.