Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nje dite ne Davidoff (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17540)
3
Mesdita ia beh, si grua e dehur tapë.
Temperatura e dollari zbresin prap.
Po shqyhen celularët: okej, shkërdhatë,
Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e trap.
A shqip është kjo llahtarë apo dreqnisht?
Për gjithçka flitet, heshtet për gjithçka.
Ja të dy palët, xhelatë, viktima e ish,
Kujtime shkruajnë netëve me mllefe të mëdha.
Po ç'është ky popull që në gropë i shtrirë
Kujton aq krenarisht se është në majë?
Dhe kur përkunër, nga gropa del i lirë,
Jam i rrëzuar! Klith me thirravaj?
Një makth i dalë nga një gjumë i marrë
Më i zbërthyeshëm se ky komb do të qe.
Ca trumba zogjsh me curle e celularë
Që nëpër mjegull klithin, nëpër re.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.