Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)
Efektet anesore dhe rreziqet e Asperines*
Aspirina, nëse përdoret për një kohë të gjatë shkakton rrjedhje në sasi të vogël të gjakut që rezulton në defiçit të hekurit dhe në formimin e ulçerave gastrike.
Ndërlikimet mund të mënjanohen duke përdorur aspirinë të veshur me lëndë të posaçme, të cilat nuk treten deri sa të arrijnë në zorrë. Për të zbehur këto efekte shpesh shtohen komponime suplementare me natyrë bazike ose tampone, apo edhe medikamente të tjera shoqëruese mbrojtëse të stomakut dhe inhibitorë të pompës protonike ose frenues të ngjashëm të sekretimit klorhidrik. Për shkak të efekteve anti koaguluese, aspirina
kundër-indikohet në rastet e dëmtimeve hemorragjike ose në operacione. Aspirina nuk i jepet fëmijëve me linë e dhenve ose me grip sepse rrit rrezikun e shfaqjes së Sindromit Rey, sëmundje e trurit dhe e organeve të abdomenit. Si rregull, gratë shtatëzëna duhet të mënjanojnë marrjen e aspirinës. Një numër i madh komplikimesh gjatë shtatzanisë lidhen me këtë medikament, duke përfshirë dështimin dhe efekte të padëshiruara në zhvillimin e fetusit. Në disa raste, gjithsesi, mjeku mund të përshkruaj doza të ulta të aspirinës për të ndihmuar në trajtimin e disa gjëndjeve patologjike të nënës. Asimilimi i dozave shumë të larta të aspirinës
mund të shkaktoj helmim. Simptomat përfshijnë frymëmarrje të shpejtë, të vjella, sjellje të çuditshme dhe në raste më të rënda, koma. Nevojitet kujdes mjekësor i menjëhershëm. Aspirina dikur ishte shkaku më i zakonshëm i helmimit tek fëmijët. Prezantimi i paketave rezistent ndaj fëmijëve ka dhënë rezultat në uljen e incidencës së helmimit, por si çdo medikament tjetër, duhet të mbahet larg këtyre të fundit.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.