Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Cili ka qene momenti me i sikletshem (awkward) ne jeten tuaj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18717)
Meqe me erdhi spontanisht nje episod nder mend.. Nje mbledhje familjare, e ftuar te nje e afermja ime qe pagezonte djalin e vockel. Martuar me italian kjo, dhe mbledhur fisi i tyre qe c'tju them, soj e sorollop. Ne keto raste nuk di as si te sillesh se nuk njeh thuajse asnje, e perpiqesh te besh disi seriozen e qeshur, te pershtatesh me ambientin. Pothuajse te gjithe mosha e trete (moshatare me mua dmth), imagjinojeni vete atmosferen. Kur mezi u sistemuam ne tavoline ne restorant, i zoti i shtepise, babai i femijes gjithashtu (nje burre rreth te pesedhjetave ne ate kohe), qe jepte e merrte me te ftuarit i shkreti tere siklet, ben te ulet me ne fund dhe pa pare c'kishte prapa i ulet siper dorezes se karrocines se te birit. Ngeci keq, ishte vetem nje cast, po per dreq mua s'me shpetoi. Aq desha une. Permbys. Lote nga syte. Oh po kur te hipen ndonjehere.. e doja te pushoja, ju betohem qe doja, po me vinte turp nga vetja, nga lotet.. E une s'di te qesh pa ze. E kote t'ju them qe s'ma pasoi njeri te qeshuren.. e kote t'ju them si u ndjeva per gjithe pjesen tjeter te darkes.
Ja kshu
Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.