Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Petro Zheji (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18785)
(vazhdim: )
36 pãka pjek fait de cuire (të pjekurit)
Nr.36 pãka = pjek (me pjek; ≈cuocere; ≈backen) mendojmë se ësht një nga ato fjalë që mund ta kategorizojmë si hyrje nga „shqipja“ në sanskritishte, ndonëse kjo fjalë ësht në vetvete më e vjetër se gjuha (e njohur, e kuptueshme sot) shqipe. Dhe nëse duhet apo mund ti bëjmë nder shqipes tonë, këtë mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet një zbërthimi fjalësh.
Në këtë rast duket se kemi pë ek, pë ik, që është për heqjen (per togliere; zum wegnehmen), apo dhe për ikjen (per andare; für weggehen), ku në kohë të lashta koncepti i heqjes dhe ikjes (largimit) ishin gati të njëjtë, më saktë, shpreheshin me të njëjtën fjalë, sepse s‘ kishin ndonjë ndryshim të madh, siç ndodhi më vonë me zhvillimin e raporteve jetsore; -ndonëse duhet thënë, edhe sot këto koncepte nuk qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Edhe folja tjetër (para)shqipe dhe po aq shqipe, (vetkuptohet: më e vjetër se shqipja e kuptuar sot), folja ec (andare, va; gehen, geh) nuk ka si të jetë larg tonit ek, çfar na çon në mendimin se këtë fjalë duhet ta gjejmë edhe në gjuhë të tjera me këtë kuptim; dhe vërtet, ne e kemi gjetur këtë fjalë (ec, eç) me kuptimin e ecjes, largimit edhe në një dialekt të vjetër fshatar sllovak, (-sipas përkthimeve që unë marr nga të njohur dhe kolegë pune, të nacionaliteteve nga më të ndryshme).
Pra në këtë rast kemi 1. eq, heq, 2. ek, ik, 3. ec, eç, eq (1. togliere, 2. allontanarsi, 3. andare, passare; 1. wegnehmen, 2. weggehen, 3. gehen). Të gjitha këto veprime (si dhe koncepte) vërtet nuk janë larg nga njëri-tjetri, si të tillë ato paraqiten në një gjuhë të evoluar ngadalsisht –si shqipja– nën tone (fjalë) gati të njëllojta, -detyrimisht. Ndërsa në gjuhë që janë më shpejt të evoluara, -si italishtja dhe gjermanishtja-, këto veprime (si dhe koncepte) prezantohen nën tone (fjalë) më të gjata dhe më të ndryshme nga njëra-tjetra, -vetvetiu.
Tani, duke u kthyer tek koncepti ynë: pjek = peka (sans.), mund të themi kollaj fare se kjo fjalë ka evoluar nga fjalët (dhe konceptet) e mësipërme, ku gjithnjë diçka e pjekur, shkëputej kollaj nga pjesa tjetër, kështu p.sh. një frut, një bimë, një copë mishi e pjekur, etj. Ndaj dhe ky njeri i lashtë, (patjetër me pak përqindje shqiptari të sotëm dhe më shumë përqindje europiani të sotëm), na ka lënë neve sot një provë të bukur të evolimit të gjuhës brenda „vetvetes“. Vetëm nëpërmjet një pune të tillë zbërthyese fjalësh, ne nderojmë gjuhën tonë shqipe.
(E futëm në thonjza vetvetes, sepse çdo gjuhë sot, edhe kjo shqipe e evoluar më ngadalë, ruajnë vetëm pak gjurmë nga kohët primitive, çfar ësht normale, pasi jeta e atyre kohrave të lashta ishte shumë më e varfër dhe me më pak veprime dhe koncepte nga jeta e sotme. Kaq gjë e mëson(te) çdo kush në shkollë (në kohën time).)
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.