Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 19 Janar 2003 - 21:07:

Analiste, une degjoj shpesh ne TV te thuhet "Ne do te eksportojme demokracine". Po kush na jep neve te drejten te themi cfare eshte me mire dhe cfare me keq ne vendin e tjetrit ?

Ju tani qeshni me bunkeret e Enver Hoxhes por mendoni pak sikur te ndodhte kjo qe po ndodh ne Irak. Pra te na sulmonte amerika dhe te influencoheshim nga jashte ushtarakisht qe te binte diktatura. A e merr me mend cfare efekti do kishte. E para punes diktatura nuk do binte ne vitin 90 por 10 vjet me vone. E gjithe kjo sepse frika e komunizmit se do e sulmonin do konfirmohej ne realitet. Pra dhe populli do e besonte me shume diktaturen.

Megjithate le te marrim rastin konkret. A mendoni vertet se populli iraken do vleresoje nderin qe i behet kur qeveria e tyre hidhet me force nga shtetet e huaja. A mendoni se ata do kuptojne se u liruan nga nje diktator ?

Prandaj une them kshu: Te rrime shtrember e te flasim drejt. Popujt duhet ta kuptojne vete kur nuk shkon nje regjim qe kane ne krye. Jo t'jua imponojme neve si te mire apo te keq. Nese nje popull e kupton vete atehere largohet nga mundesia qe te perseritet i njejti regjim. Nese ua imponojme neve rreziku i lindjes se nje diktatori tjeter eshte shume me e mundshme. Ne fund te fundit le te shikojme si po e mban qeverine Sadami. Populli nuk ka buke dhe prape e mbeshtet. Do thoni ju kane frike. Edhe ajo mundet por ne Shqiperi nuk kishin frike kur plasen remujat ne 90. Prandaj nese populli do nuk pyet per qeveri.

Nje tjeter mund te thote se jane popull me nivel te ulet kulture prandaj nuk kuptojne cfare do te thote demokraci. Ja po e pranojme se eshte keshtu. Por ne fund te fundit cdo popull ka qeverin qe meriton, apo jo ?

Persa i perket dhunimit te se drejtave te njeriut, dhunimit te lirise per shtyp, dhe shume te tjerave asnjeri prej nesh nuk eshte dakort. Por deshira per liri duhet te vije nga vete populli iraken.

E çlidhje ka kjo me luften ?
Po vej re se po perzihen punet. Lufta ne Irak nuk me duket se po behet qe tu sjelle lirine nje populli te shtypur. Nuk me duket se ka dale ky motivacion ndonjehere dhe as me duket se irakenet po kerkojne ndihme nga jashte. Ne fund te fundit bota eshte plot e perplot me diktatore. Iraku eshte vendi ku qarqet politike nderkombetare duan te fokusohen se kane interes. Ne fund te fundit vertet mendoni se ambjentet nderkombetare do cohen nga kolltuku per te ndihmuar nje popull te shtypur kur ka nevoje te lirohet nga diktatori ?

Keshtu qe le ti ndajme punet. Lufta nuk behet per te liruar nje popull se diktatore ka gjithe bota por nuk eshte bere nodnjehere gjithe kjo gurgule. Pyetja ime eshte e pavarur nga te gjitha motivacionet e brendshme dhe te jashtme te luftes. Ato i le ti vleresoje secili. Nuk po bej pyetjen "A ju duket e drejte lufta ne Irak". Nuk dua te vleresojme kete. Dua thjesht te di nese ju doni te behet lufta ne Irak apo jo ?

Pershendetje analiste


  Gjithsej 191 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.