Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Gjendja e planetit sot (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=248)
Fakte: Miliona ende vuajnë nga uria
Qindra miliona njerëz ende nuk marrin ushqimin e duhur, megjithëse në të gjithë botën sasia e ushqimit është mëse e mjaftueshme. Plehërat kimike, pesticidet, farërat me cilësi të lartë dhe mekanizimi kanë rritur prodhimin. Prodhimi i mishit dhe peshkut është katërfishuar.
Por statistikat e zymta që flasin për erozion të tokës, rënie të stoqeve të peshkut, çpyllëzime, ndotje me nitrate dhe diversitet gjenetik shtojnë frikën për të ardhmen.
Dhe bota është ende larg objektivit të Kombeve të Bashkuara për të përgjysmuar numrin e të uriturve deri në vitin 2015.
Si mund të marrim më shumë nga toka e degraduar dhe detet që po boshatisen për të ushqyer milionat e njerëzve që nuk kanë lindur ende?
Si mund të garantojmë ushqimin për një afat të gjatë për ata që nuk kanë burime për të blerë apo për të prodhuar ushqimin e tyre? Gara kundër rritjes së popullsisë vazhdon.
Ne foton e meposhtme: Rritja e prodhimit ushqimor në botë
Kalori/ për person/ në ditë
Vija kafe lart tregon: Vendet në zhvillim
Vija blu e dyta tregon: Vendet e zhvilluara
Vija portokoalli horizontale tregon: Kërkesa nga vendet e zhvilluara
Vija blu e hapur poshte portokallise tregon: Kërkesa nga vendet në zhvillim
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.