Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga i_lire datë 07 Tetor 2003 - 00:49:

Vendi i takimit të parë

Prezantimi duhet të jetë sa më gradual dhe jo zyrtar. Partneti i ri nuk duhet të prezantohet si i dashuri i mamit por si shoku i saj. Fëmija është në gjendje t’i kupotojë shumë gjëra më mirë sesa të rriturit. Për më tepër, për shkak të kuriozitetit ai mund të bëjë shumë pyetje të cilat mund të bëjnë që nëna ta ketë më të lehtë t’i përgjigjet fëmijës. Ku duhet të bëhet prezantimi? Shtëpia nuk shihet si një mjedis i përshtatshëm sepse fëmija mund të ndihet i kërcënuar në territorin e tij. Prezantimi mund të bëhet në një terren neutral: një takim shumë rastësor, në rrugë, në një park. Më pas vjen një ftesë për të pirë diçka bashkë. Pas disa takimeve në një mjedis neutral, mami mund ta pyes fëmijën nëse ai është dakord ta ftojnë shokun e tyre në ri në shtëpi. Nëse fëmija pyetet ai do të ndihet më i përfshirë dhe do ta ketë më të lehtë të pranojnë faktin se mami mund të shoqërohet me dikë tjetër që nuk është babai i tij.

Siguria për funksionimin e lidhjes.
Para se të vendosni për prezantimin e fëmijës me partnerin tuaj të ri është mirë të vlerësoni cilësinë e marrëdhënies suaj: Si ndiheni ju në këtë marrëdhënie? Sa mendoni se do të zgjasë kjo marrëdhënie? Shpesh herë qëllon që pas përfundimit të një marrëdhënieje përfshimi në një lidhjeje të re për të harruar të parën apo si një lloj ndëshkimi për partnerin. Një marrëdhënie me një fillim të tillë nuk ka gjasa të ketë vazhdim të mbarë. Eni, 28 vjeç thotë se disa muaj pas divorcit filloi të shoqërohej me një djalë të cilin e njihte që prej shumë kohësh. Pas 2 muajsh i kërkova që të prezantoja me vajzën time. Ai u tregua shumë i gatshëm dhe për rreth një muaj rrjesht ai doli me ne. Për një arësye për të cilën unë mund të jap asnjë lloj shpjegimi marrëdhënia jonë u ftoh. Ime bijë kërkonte që të dilnin së bashku dhe nuk dija çcfarë përgjigjeje t’i jepja. E di që e lëndova për të dytën herë. Kam disa muaj që po dal më dikë tjetër por nuk guxoj që t’i prezantojë.


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.