Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Si thoni ju:Cila eshte poezia me e bukur shqiptare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2965)
HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak , o flamur shkabe,
O vend e vatr` o nen` e babe,
Lagur me lot , djegur me flage,
Flamur i kuq , flamur i zi .
Fortese shkembi , tmerr tirani,
S`te tremp Romani as Venecjani,
As Serp Dushani as Turk Sulltani,
Flamur i math per Vegjeli .
Flamur qe lint Shen Kostandinin,
Pajton Islamn e Krishterimin,
Çpall midis feve vllazerimin,
Flamur burajr per Njerezi .
Me Skenderben` u-lavderove,
Dhe ne furtun` i funtmi u-shove,
Me Malon prape lart vrapove,
Yll i pavdekur per Liri .
Sa shpeshe here per-dhe u-shtrive,
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat` e grive,
O fushe-kuq , o shkabe zi .
Fan S. Noli
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.